• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E vërteta e atyre që punojnë në “shtëpi bari” në Angli: Ju nuk do jeni kurrë si pordhacët që lëvizin me makina të bukura. Dhe do bëni burgun që duhet ta kishin bërë ata

04/09/2022
E vërteta e atyre që punojnë në “shtëpi bari” në Angli: Ju nuk do jeni kurrë si pordhacët që lëvizin me makina të bukura. Dhe do bëni burgun që duhet ta kishin bërë ata

Nga Genc Sejko

Pavarësisht legjendave urbane, trillimeve dhe historive që tregohen nëpër tavolina apo rrjete sociale, e vërteta e asaj që ndodh me një pjesë të mirë të të rinjve shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Angli dhe merren me kultivimin e kanabisit është e hidhur dhe aspak shpresëdhënëse. Çfarë ndodh në të vërtetë me ata që futen në shtëpi bari në Angli?! Si fillim duhet thënë se janë dy kategori që punojnë në shtëpi bari në Angli.

Ata që punojnë me një rrogë fikse. Dhe ata që paguhen në bazë të ‘prodhimit’ që nxjerrin. Ata që paguhen me rrogë fikse marrin mesatarisht £4.000 në muaj. Duken shumë për një realitet të varfër si Shqipëria. Por nuk është ashtu sepse është një punë që zgjat 24 orë në ditë. Në një ambient ku ajri i pastër nuk futet kurrë. Ku nuk shikon kurrë dritë natyrale dhe je i vetëm gjatë gjithë periudhës së kultivimit. Në mes të pesticideve. Në një shtëpi që mund të marrë flakë në çdo moment (sepse ata që kanë instaluar llambat dhe janë duke vjedhur energjinë nuk janë elektriçistë). Shto këtu faktin që përgjegjësia penale bie mbi personin që kapet duke e ruajtur. Thënë më thjeshtë. Po të ishe duke punuar roje parkimi do merrje £2.000 në muaj për tetë orë punë. Pra nëse do punoje 24 orë në parkim do merrje £2.000 me shumë se në shtëpi bari. Edhe gjumin do e bëje më rehat.

Të dytët janë ata që paguhen në bazë të prodhimit. Ata paguhen më shumë se kategoria e parë. Në teori të paktën. Sepse në shumicën e rasteve nuk ndodh kështu. Ndodh shpesh që dikush i grabit pak ditë para korrjes dhe humbin çdo gjë. Apo i ndërpresin energjinë dhe prodhimi “vdes”. Ka qenë i lodhur dhe ka harruar te kujdeset siç duhet për bimën dhe në fund merr çerekun e prodhimit. Ose më e keqja fare, kapen nga policia pa korrur as dorën e parë. Dhe kjo e fundit ndodh rëndom. Pasi segmente te policisë ndjekin humbjen e energjisë në rrjet. Bima lëshon erë të fortë. Nga një shtëpi që nuk i hap perdet kurrë. Në një lagje ku të gjithë njohin njeri-tjetrin e askush nuk të njeh ty.

Dhe sa më lart është vetëm një pjesë e realitetit të hidhur drejt të cilit nxitojnë duke rrezikuar edhe jetën shumë të rinj shqiptarë. Nuk kam ndërmend të jap receta se si mund të zgjidhin apo zgjedhin të ardhmen e tyre të rinjtë në Shqipëri. Duke e ditur shumë mirë edhe llumin dhe shpresën e humbur atje. Por kultivimi dhe trafikimi i drogës nuk mund të jetë kurrsesi zgjidhje dhe zgjedhje. Sepse ajo që ju “shitet” si ëndrra e çunave të Londrës është kurthi ku hyn dhe lë peng të vetmen gjë që ke: rininë dhe jetën. Morali?! I shihni këta pordhacët që lëvizin në rrugë me makina të bukura? Ju nuk do jeni kurrë si ata. Ju do punoni për ta. Dhe do bëni burgun që duhet ta kishin bërë ata.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

27/12/2025
KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al