• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën!

16/09/2021

Nga Dritan Hila

Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë në kampin e djathtë, duhet gjykuar edhe se cilat do të jenë pasojat e këtij veprimi në kampin e majtë.

Nëse Basha është pjesë e një skenari me gjasme të përjashtimit të Berishës, nuk do të vonojë që kjo të kuptohet nga publiku. Le të thotë sa të dojë Berisha për komplotin Rama-Basha, ky popull ka aq nuhatje sa të dallojë estradën nga tragjedia. Në rast se kemi të bëjmë me komedi, atëhere PD-ja do të kishte më sukses në mbledhje votash sesa Aleanca Për Teatrin por natyrisht shumë më pak sesa i duhen të vijë në pushtet. Por nëse largimi i Berishës është real, atëhere qeverisja e majtë do të vihet në vështirësi serioze.

Pavarësisht memeve dhe përpjekjeve për t’i bërë qesharakë, pavarësisht mungesës së testimit sesa aftësi qeverisëse kanë, fytyrat e Rushajt, Tabakut, Dumës apo të tjerëve që bejnë pjesë në rrethin e Bashës, janë portrete të papërfolura për korrupsion.

Që nga ky moment Rama do ta ketë të vështirë të mbrojë disa nga bashkëpunëtorët e tij të përfolur dhe do të jetë i detyruar për rrokada të tyre me figura të pastra dhe nga bota akademike. Do ta pranojë këtë revolucion në mentalitet ai? Me siguri që po, nëse nuk do humbjen.

Pas ketij momenti do të fillojë realisht për Ramën beteja politike dhe dobësia e Bashës në përplasje direkte me rivalin e tij, kompensohet nga lodhja e pushtetit.

Kur do vijë kjo përplasje, varet nga sjellja e Berishës por në rastin më të llogjikshëm pas dy vjetësh, në zgjedhjet lokale. Trendi i tyre do japë të kuptojë nëse PD-ja dhe Basha janë bërë të besueshëm për njerëzit dhe të rrezikshëm për socialistët, apo Rama vazhdon të jetë oferta më e mirë./dritare.net

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lamtumirë Atletico, Griezman largohet drejt USA-s, mbyll marrëveshjen me Orlando-n

Lamtumirë Atletico, Griezman largohet drejt USA-s, mbyll marrëveshjen me Orlando-n

23/03/2026
Pse nuk i afrohet askush Justin Bieber-it në publik?

Pse nuk i afrohet askush Justin Bieber-it në publik?

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al