• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edhe Bylis me koncension, Ina Zhupa: 900 mijë euro te harxhuara ne rroga, udhëtime, zyra

08/05/2024
Edhe Bylis me koncension, Ina Zhupa: 900 mijë euro te harxhuara ne rroga, udhëtime, zyra

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka mbajtur në Tiranë një dëgjesë publike për planin e menaxhimit të Bylisit dhe Klosit financuar nga BE, dy zona arkeologjike që parashihet të administrohen me fondacion pavarësisht një propozimi të parë, që sugjeronte menaxhim shtetëror. Zëvendës ministrja e Kulturës, Lira Pipa tha se plani synon zhvillimin e infrastrukturës me qëllim promovimin. Ndërkaq, shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin Europian, Hubert Perr theksoi se dëgjesa e opinioneve dhe e shqetësimeve ashtu si integrimi dhe dalja me një zgjidhje, është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian. Dhe kritikat nuk munguan, duke nisur nga deputetja e opozitës Ina Zhupa.

“Bylisi ka një rast flagrant sesi tjetërsohen paratë e dhëna nga BE. Ka 900 mijë euro te harxhuara ne rroga, udhëtime, zyra. Ndërkohë janë gati 6 milionë euro për ta nxjerrë Bylisin në pah e për ta bërë një nga pikat me atraktive të Shqipërisë. Por, të përgatisësh dosjen e Bylisit e të mos kesh një fjalë për ta bërë pjesë të Unesco? Kjo tregon se nuk synon njohjen ndërkombëtare të tij”, pohoi Ina Zhupa.

Ndërsa e krahasoi me menaxhimin e Butrintit, formula e menaxhimit me fondacion u kritikua dhe nga eksperti i trashëgimisë, Auron Tare.

“Kam një pikëpyetje të madhe se si me atë kontribut financiar, kemi plan menaxhim të cektë dhe të mangët. Fakti që ju vini e propozoni një menaxhim të drejtpërdrejtë, pa e argumentuar. Përshembull, modelet që sillni ju, si ai i Stonehenge është model i dështuar”, tha Tare.

Arkeologu Neritan Ceka, që është edhe një nga autorët e planit të menaxhimit, pati dy qëndrime, kontradiktore. Një në fillim si autor i planit dhe një në fund ku e kritikoi planin dhe paralajmëroi bojkot.

“Puna që do paraqitet nga kolegu, është bërë përveç meje nga një ekip që kanë bërë 7 nga 9 kapitujt e këtij dokumenti që është publikuar nga Ministria e Kulturës”, -tha ai në fillimin. Ndërsa në fund shtoi; “Unë me këtë lloj plani menaxhimi të jeni të sigurt se arkeologët shqiptarë nuk bashkëpunojnë dhe po ua them në mënyrë përfundimtare”.

Fokusi i takimit shkoi për Bylisin duke e lënë disi në hije Klosin dhe të ardhmen e tij.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al