• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edhe “Edi Rama” në protestë kundër rritjes së çmimeve: Bravo të gjithëve që jeni këtu. Dhe më shumë duhet të jemi. Ngrini zërin!

06/10/2021
Edhe “Edi Rama” në protestë kundër rritjes së çmimeve: Bravo të gjithëve që jeni këtu. Dhe më shumë duhet të jemi. Ngrini zërin!

Me dhjetëra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë për të protestur kundër rritjes së çmimeve.

Protesta është organizuar nga qytetarët me vullnet të lirë dhe shoqëria civile për rritjen e çmimit të bukës, por edhe të ushqimeve të shportës e karburanteve.

I pranishëm është edhe aktori i njohur Florjan Binaj, aktori që imiton në “Portokalli” kryeministrin Edi Rama. Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrenë zërin.

“Shumë nuk kanë mundësi të rrisin një fëmijë. Bravo ju që kemi ardhur, edhe më shumë duhet të jemi“, tha Bianj.

Teksa theksoi se në këtë bulevard duhet të ishin më shumë qytetarë, Binaj ironizoi Ramën.

“Jemi të gjithë këtu për atë pabarazi. Kur është qeveria këtu? Jemi për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mundësi që të rrisin fëmijët. Bravo të gjithëve që jeni këtu. Dhe më shumë duhet të jemi. Nuk hamë të gjithë te Nusreti”, tha Binaj, ndërkohë që në dorë mbante një pankartë me mbishkrimin ‘Nusr-Edi jetesa’, shoqëruar me një fotomontazh ku shihej kryeministri Rama, të cilin e himiton shpesh herë në rolet e tij.

Qytetarët kanë zgjedhur të protestojnë me bukë në duar në shenjë protestë kundër rritjes së çmimit të saj.

“Ne po na çajnë, Covid në një anë, mjekësia në një anë tjetër, buka në një anë, varrezat në anën tjetër. Kur do çohemi ne. Ishalla do të ngrihet populli se boll më ka duruar, kur do ngrihet ky popull kur flemë gjumë. Cfarë do bëjë ky popull, i bëj thirrje të rrëzojnë këtë diktaturë e të fitojë liria.”, tha një i moshuar në protestë

Rritja në javët e fundit e çmimit të produkteve ushqimore dhe paralajmërimi për një krizë të energjisë elektrike, shoqëruar me rritjen e çmimit të saj, ka bërë bashkë në protestë qytetarë, aktivistë, aktorë etj. Ekspertët kanë bërë të ditur se rritja e çmimit të grurit, karburanteve dhe nëse ndodh edhe ajo e energjisë elektrike do të ndikojë në rritjen e çmimit të të gjitha produkteve që konsumojnë qytetarët.

Related Posts

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë
Pikante

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë

17/02/2026
Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar
Lifestyle

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar

10/02/2026
A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?
Lifestyle

A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?

07/02/2026
Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale
Pikante

Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale

30/01/2026
Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë
Pikante

Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë

18/01/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i njohur

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i njohur

24/02/2026
Dybala “ngrin” Romën, vendos kontaktet e para me Boca Juniors

Dybala “ngrin” Romën, vendos kontaktet e para me Boca Juniors

24/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al