• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edhe pse koleksionon humbje, trajneri grek qëndron në Gjirokastër, e konfirmon drejtori sportiv: Ne besojmë tek Marantas

10/12/2019
Edhe pse koleksionon humbje, trajneri grek qëndron në Gjirokastër, e konfirmon drejtori sportiv: Ne besojmë tek Marantas

Në Gjirokastër nuk fitojnë prej muajsh, e megjithatë konfirmojnë trajnerin. Jorgos Marantas do të vazhdojë ta drejtojë Luftëtarin dhe është drejtori sportiv ai që e pohon një gjë të tillë. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, Artur Dadaj saktëson se tekniku grek ka mbështetjen dhe besimin e të gjithëve.

“Jorgo Marantas do të jetë pjesë e Luftëtarit. Trajneri ka mbështetjen tonë si drejtues. Ne besojmë deri në fund tek objektivi që kemi. Me prurjet cilësore në merkaton e janarit, Luftëtari nuk do ta diskutojë mbijetesën. Stafi është fokusuar në merkaton e janarit dhe për të realizuar këtë objektiv, jemi futur në tratativa për të afruar lojtarë cilësorë. Nuk mund të flas për emra konkretë. Nuk duhet të nxitohemi”, thotë fillimisht zyrtari i klubit. Pak ditë më parë ka ikur edhe mbrojtësi Paraskevas Prikas, megjithatë drejtori mundohet që t’u japë fund aludimeve:

“Për arsye familjare, Prikas ndërpreu marrëdhëniet kontraktuale me Luftëtarin. Nuk ka vend për aludime. E theksoj, arsyeja e vërtetë është familjare. Prikas është lojtar i lirë dhe si i tillë ka të drejtën e tij për të bërë zgjedhjen e duhur”. Sakaq, skuadra nisi përgatitjet dje nën drejtimin e dyshes Marantas-Novi.

U krye edhe analiza e humbjes, ndërsa në stërvitje mungonte vetëm kapiteni Donald Rapo, për arsye familjare. Kjo ecuri ka tronditur opinionin gjirokastrit, aq sa ish-trajneri Theodhori Kalluci evidenton se kurrë Luftëtari nuk ka qenë kaq keq. “Në kujtesën time nuk mbaj mend një ecuri kaq negative, madje as kur kemi rënë në Kategorinë e Dytë. Gjithsesi, nuk është vonë për të reflektuar”, thotë Kalluci.

Related Posts

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon me Trabzonspor
Sport

Më në fund po gjen veten, Muçi vlerësohet në Turqi (VIDEO)

28/12/2025
VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen
Sport

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

28/12/2025
Paraqitje negative e Asllanit, vlerësohet me notë të ulët në Itali
Sport

Paraqitje negative e Asllanit, vlerësohet me notë të ulët në Itali

28/12/2025
Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek  të tjerët nuk i shohim
Sport

Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek të tjerët nuk i shohim

28/12/2025
Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)
Sport

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al