• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edi Paloka: Rama tmerrohet nga Berisha dhe fut bishtin nën shalë para Doktorit sepse e di që ai është “ustai”

02/08/2022
Paloka: Na është propozuar që të marrim armët për të mbrojtur doktorin

Edi Paloka ndërsa ka postuar disa foto të kryeministrit Rama, është përpjekur t’i bëjë analizën e trupit.

Sipas Palokës, Rama flet me gjestet e trupit, përçmon gratë dhe tmerrohet nga Sali Berisha.

Postimi i Palokës

Nuk ka asnjë vlerë të bësh qoftë edhe vëzhgime të pjesshme mbi karakterin dhe psikikën e Ramës, po u ngacmova nga një status i një miku në fb lidhur me disa foto të tij.

Pozicionin e Ramës me kryeministren e Finlandës, miku im e quan “mungesë edukate, thyerje të traditës shqiptare të mikpritjes, arrogancë…”. Po, ashtu është.

Por tregon edhe më shumë për këtë që kemi kryeministër. Rama e përdor qëllimisht në disa raste gjuhën e trupit, ndërsa në raste të tjera trupi i del jashtë kontrolli dhe “flet” të vërtetën.

Foto, si kjo me kryeministren e Finlandës, ka dhe të tjera. Këto pozicione Rama i ka marrë rëndom kur takon drejtues të Kosovës. Virale së fundmi ishte fotoja e shpërndarë në takimin me Bajram Begajn në kryeministri. Të gjitha këto foto kërkojnë të tregojnë për publikun “superioritetin” e Ramës ndaj bashkëbiseduesve.

Kush e njeh nga afër, e prej kohësh, e di që Rama ka kërkuar gjithnjë të krijojë një autoritet fallco të vetes. Siç e di që është një nga tiparet me tipike të tij sjellja me arrogancë ndaj atyre që i konsideron nën vete dhe nënshtrimi deri në poshtërim ndaj “të fortëve”.

Do thotë dikush, po me kryeministren e Finlandës çfarë do të tregojë?! Këtu del dhe një pikë tjetër e karakterit të Ramës, që lidhet pikërisht me sa thashë më lart. Rama, ndryshe nga çfarë proklamon me të madhe, ka një nënçmim të theksuar për gratë. Paradoksalisht, gjithë sjellja e tij publike, aktet e tij, fshehin këtë të vërtetë.

Mbushja e qeverisë me gra, shitet në publik si vlerësim i Ramës për to. Në fakt është krejt e kundërta; Rama i vendos gratë në ato poste, sepse mendon që i nënshtrohen më lehtë. E në fakt këtë e ka të provuar që nga bashkia ku i poshtëronte gratë në mënyrën më të turpshme.

Vetëm raste të rralla ka pasur gra që ia kanë kthyer siç e ka kërkuar. Është një nga kënaqësitë perverse të Ramës, poshtërimi i atyre që ka nën vete, gra apo burra qofshin dhe këtë ka dëshirë ta tregojë edhe publikisht (e ndoqët si tallej me Rakip Sulin se fundmi).

Pra, pozicioni me kryeministren e Finlandës lidhet me delirin e superioritetit të Ramës.

Raste të tjera kur Rama përpiqet të japë mesazhe të rreme me gjuhën e trupit, janë kur sajon biseda me liderë perëndimore që i kap nëpër samite ndërkombëtare. Këtu skemat janë të njëjta. Pasi pozicionon Fugën, gati për foto, Rama i sulet “gjahut” të tij që e kap të papërgatitur e ndërkohë që me gojë i thotë atij gjerat më pa vlerë në botë (kryesisht i prezantohet) lëviz duar e këmbë në mënyrë që në foto të dale sikur kanë qenë duke biseduar për gjëra të rëndësishme si dy liderë në pozitë të barabarta.

I kemi parë të gjithë pamjet që e kanë bërë qesharak në tentative për të realizuar këtë që thashë. Pamje që sigurisht nuk i ka kapur Fuga, po janë marrë nga kamerat e rastësishme. Si rasti kur vraponte si kalama, burri dy metra, për t’i dalë në krah Trumpit e pastaj qeshte kot gjoja sikur ishte pjesë e bisedës. E raste të tjera kur ju vjen vërdallë atyre për tu afruar po ata as nuk i hedhin sytë.

Ndërkohë ka një sjellje krejt tjetër me të fortit. Në ato raste trupi dhe sjellja e tradhtojnë. E kur them me të fortit, e kam që nga drejtuesit e vendeve deri tek “laci” më i fundit i lagjes.

Se kush janë “të fortët”, Rama e ndjen instiktivisht. Me perëndimorët ai ia lejon vetes dhe sjelljen prej karagjozi sepse e di që edukata dhe kultura e tyre nuk i lejon të bëjnë “skena” në publik edhe kur skandalizohen nga një veprim i Ramës. Ata thjeshtë e injorojnë. Ndërkohë me autokratë përballë apo më të fortë, Rama kthehet ajo qenia pa vlerë që është në të vërtetë; i nënshtruar deri në poshtërim.

Nuk e keni parë e as nuk keni për ta parë ndonjëherë që sjellje apo skena të tilla prej arroganti t’i bëjë për shembull me Erdoganin! Përkundrazi! E kemi parë Erdoganin t’i bjerë faqeve të Ramës siç i bihet një fëmije kur e përgëzon një i rritur. E kemi parë Ramën t’i përkulet në dysh Erdoganit edhe pse është përpjekur ta bej teatralisht. Po këto nuk janë asgjë. Po ky Ramë ka qenë që përkulej sa thyhej në dysh përpara “xhuxhit” Fatos Nano kur ai ishte kryeministër. Të njëjtat pamje i kemi me Metën.

Edhe tmerrin nga Berisha e ka instiktiv, i futet vetë bishti nën shalë kur është përballë me të sado i fortë që të ketë qenë duke lehur deri në atë moment.

Po ka dhe me keq! Unë vetë e kam qenë prezent kur ka qëndruar për minuta të tëra gatitu në këmbë përpara një të forti që e trajtonte si ushtarin e tij. E këtë e dinë të gjithë. E kanë parë dhe se si e trajtojnë ata të fortit që Rama i fut në Parlament se i duhen për vota.

Ky është Rama që bën liderin botëror në një anë, arrogantin me ata që i konsideron nën vete po kthehet në legenin e vogël që është në të vërtetë, sapo i del përballë “ustai”.

Related Posts

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al