Pas përfundimit të takimeve elektorale në Finiq, Konispol dhe Sarandë, kryeministri Edi Rama do mbërrijë sonte në Gjirokastër. Kështu është shprehur vetë Kryeministri gjatë fjalës në Sarandë.
“Demokratët e Sarandës mund të duan që unë të iki që sonte, në fakt sonte do të iki në Gjirokastër, por unë s’mund të largohem nga pushteti sepse disa njerëz duan rrëmujë”, tha Rama ndër të tjera gjatë fjalës në Sarandë.
Nesër paraditë kryeministri do të ketë një takim elektoral në Përmet, në orën 09:30. Pasdite takimi zhvendoset në Dropull në orën 17:00 dhe në mbrëmje në orën 19:00 në Parkun e Viroit në Gjirokastër.
©Argjirolajm.net









