• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edi Rama në Athinë, tabuja e thyer dhe flirti opozitar me nacionalistët!

14/05/2024
Një ditë që do të mbahet mend gjatë, fjalimi historik i Edi Ramës në Athinë (E plotë)

Nga Arbër Hitaj

Shqipëria dhe Greqia janë dy fqinjët që historikisht kanë kaluar ulje ngritje në raportet e tyre në veçanti në 100 vitet e fundit. Pushtimi i qyteteve të jugut të vendit në 1912-1914, ishte përplasja e parë më shtetin fqinj. Ende e kam të gjallë rrëfimin e gjyshes time për tmerret e asaj periudhe nga luftëtarët grekë kryesisht në zonën e Gjirokastrës. Krisja u përforcua me dëbimin e popullsisë çame në 1944-1945, duke krijuar një tjetër plagë të pashëruar. Komunizmi nuk ishte një periudhë e qetë, edhe pse regjimi përpiqej t’i vlerësonte anëtarët e minoritetin grek në jug me emërime në poste të larta, të afërm të të cilëve janë disa analistët që hedhin helm çdo ditë në ekrane.

Koha kaloi, fatmirësisht regjimi komunist ra, shqiptarët u dyndën në vendet që ishin më të lehta për t’u arratisur, Greqi dhe Itali. Greqia ishte destinacioni që shumë shpejt u kthye në mundësi për jetese më të mirë, por gjithashtu vuajtje dhe sakrifica sublime. Kalime nga mali në borë a shi, që rezultuan në dhjetëra të zhdukur, dhunë policore e jo vetëm. Opinion negativ i shkaktuar, në një pjesë nga mos njohja e rregullave të një vendi europian, çdo gjë ndodhi në ato vite. Diskriminimi ishte i hapur, nëse kishe pasaportë shqiptare do privoheshe nga shumë arritje të merituara, sport, arsim apo biznes. Operacione si fshesa etj, damkosën raportet e kohës. Fatmirësisht, shoqëria greke dhe shqiptarët ndryshuan në pjesën më të madhe me kalimin e kohës. Grekët e thjeshtë dhe një pjesë e politikës së moderuar e kuptuan që shqiptarët janë europianë në tradita e kulturë.

Deri në atë periudhë u kultivua një inferioritet i skajshëm si në politikë dhe në opinion, që fillonte që te kalimi i kufirit e vijonte në çdo aspekt, disa personazhe ende e vijojnë! E megjithatë evoluimi i shqiptarëve dhe Shqipërisë ndodhi me shpejt nga sa pritej, duke njohur Europën Perëndimore e duke fituar respektin e shoqërive dhe politikës. Ka me qindra raste që ja dolëm në sport, në art, në arsim apo biznes. Shqiptarët kudo e meritojnë respektin!

Vizitën e Edi Ramës si kryeministër dhe si kryetar i PS, pikërisht kështu e lexova, një qasje për të treguar se Shqipëria është e barabartë me fqinjët, e mbushur me mirënjohje, por jo më e përulur. Kjo është një meritë e kryeministrit Edi Rama që e thotë publikisht, padyshim, por mëritë edhe më e madhe e shqiptarëve që e kanë realizuar. Kam lexuar shumë reagime opozitare për udhëtimin për numrin e pjesëmarrësve. Do e quaja qasje e vogël pa substancë, por asnjë prej tyre nuk merret me thelbin, qëndrimin dinjitoz të shqiptarëve dhe Edi Ramës të 2024. Për situatën brenda vendit padyshim që ka shumë për debatuar, por ky nuk ishte rasti.

Opozita duhet të ndalet te ato që ka bërë gabim në të kaluarën e si do ti rregullojë nëse do të vijë në krye të vendit. Jo duke kërkuar aleancën me nacionalistët përtej kufirit. Fjalimi preku çdo element që krijon energji negative në raportet me Greqinë, që asnjë politikan nuk i ka folur hapur dhe kaq troç, duke filluar nga ligji i luftës, problemet me dokumentet e shumë elemente të tjerë. Qasja e kryeministrit Edi Rama u duk që me çështjen e detit, ku nuk u hap rrugë në asnjë moment, por u vendos të shkohet te drejtësia për ta zgjidhur.
Në sallën Galatsi, kishte emocion të vërtetë! Kishte energji! Kishte shqiptari! Unë pashë baballarë me fëmijët e tyre, pashë gra që disa fjalë për vuajtet i prekën. Unë nuk besoj te lotët artificialë! Lotët të paktët mos t’i bëjnë socialiste! Kryeministri Rama në fakt rrëfeu kalvarin e vuajtjeve të shqiptarëve që në fund ja dolën, fituan dhe janë kthyer në një segment shumë të rëndësishëm në shoqërinë greke.

Nuk e kuptoj përse duhet që disa analistë ta paragjykojnë këtë ndjenjë të pastër që bashkëkombasit e kanë të fortë. Në atë vizitë Edi Rama me fjalët e tij rrëfeu të vërtetat që çdo shqiptar në emigracion gjeti veten, kujtoi historinë, të mirë e të keqe. Ky nuk është një delir romatik, por një e vërtetë e pastër që Edi Rama ia la mesazh Greqisë dhe në veçanti nacionalistëve, shqiptarët dhe Shqipëria meritojnë respekt./Shqiptarja.com

Related Posts

Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Kultivonte kanabis në shtëpi, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga treni
Kryesore

E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga treni

19/03/2026
Pse jeni ministrja më jetëgjatë në kabinetin “Rama”, përgjigjet Mirela Kumbaro
Kryesore

Pse jeni ministrja më jetëgjatë në kabinetin “Rama”, përgjigjet Mirela Kumbaro

19/03/2026
Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!
Kryesore

Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!

19/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja
Kryesore

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

19/03/2026
Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dalja nga BBV, DJ Gimbo thyen heshtjen: Pa ju…

Dalja nga BBV, DJ Gimbo thyen heshtjen: Pa ju…

19/03/2026
“E nënshkroi me vullnet të lirë”/ Drejtuesi i kompanisë rrëfen versionin e tyre pas akuzave të Gjestit

Liri me dhimbje: Gjesti del nga paraburgimi në ditën kur vëllai i tij do të festonte ditëlindjen

19/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al