• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë

30/07/2025
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë

Edi Rama i ka dhënë një intervistë revistës së madhe gjermane Die Zeit. Ai ka përshkruar jetën e tij, aktivitetin politik, si dhe gjatësinë 1.98 m. që e shpëtoi nga sulmi fizik që i ndodhi nz 1997. Në bisedën me gazetarët Stephan Lebert dhe Stefan ëilleke, me titull: “Në shtëpi kam opozitën më të ashpër”, ai ka folur edhe për goditjen me levë.

A ju ka ndihmuar fuqia juaj fizike kur dikush në vitin 1997 tentoi t’ju vriste?

Kështu mendonin mjekët që më trajtuan. Sulmi ndaj meje ishte shumë brutal.

Sulmi ndodhi në Tiranë. Ju ishit 32 vjeç, lektor në Akademinë e Arteve dhe një nga intelektualët kritikë, që i kundërviheshin autoriteteve përmes artikujve në shtyp. Vendi ishte në prag të trazirave të rënda politike.

Ngjarja ndodhi më 22 janar 1997. Po kthehesha në shtëpi me të dashurën dhe një mikun tim. Në atë kohë jetonim në një apartament të vogël në periferi. Ishte një natë e ftohtë pas një shiu të dendur, dhe Tirana ishte një qytet krejtësisht i errët. Rryma ikte rregullisht, rrugët natën dukeshin si vrima të zeza. Pak para se të arrinim shtëpinë, u shfaqën dy silueta të errëta. Fillimisht mendova se njihja njërin nga ata, mbante një letër të mbështjellë në dorë – ishte një nga studentët e mi, një lloj truproje. Por jo, brenda letrës ishte një shufër hekuri. Ra mbi mua. Rashë përtokë nga goditjet dhe u përpoqa të mbroja të dashurën time, duke i mbajtur duart e mia pas shpinës së saj. Pashë dritat e llampave të vajgurit që flakëronin në dritaret e shtëpive dhe mendova: “Kaq ishte, jeta ime ka mbaruar.” Burrat më lanë – dukshëm duke më menduar të vdekur – të shtrirë në baltë. Gjak rridhte nga fytyra ime, edhe nga goja, e gjithë goja më ishte mbushur me gjak. Kisha disa çarje në kokë dhe në hundë.

Kush ishin këta burra?

Ende nuk e di me siguri. Por e di që ndoshta ishte një tentativë për vrasje me porosi nga shërbimi sekret i presidentit të atëhershëm të shtetit. Kisha tentuar të organizoja një peticion që kërkonte dorëheqjen e qeverisë. Mjeku që më trajtoi në spital më tha: “Pa strukturën tuaj fizike si sportist, do të kishte përfunduar shumë keq për ju. Edhe gjatësia ju ka ndihmuar, disa goditje nuk ju kanë kapur plotësisht.”

Kjo intervisë e gjatë për Die Zeit ka një histori. Pasi gazetari, Stefan ëilleke, kishte botuar një artikull në maj 2024, ku kritikonte Ramën si të zymtë dhe të ashpër që sillej keq me bashkëpunëtorët e tij në zyrë. Kryeministri e mori në telefon. Ai bërtiti dhe më shau për 20 minuta. Donte ta paralajmëronte. Pse shkruajmë kështu për të? Dhe si mund të përshkruhet në atë mënyrë? “Ju fyeni jo vetëm mua, por të gjithë shqiptarët,” tha ai. Pavarësisht se a e do apo jo, Shqipëria po bën përparime të mëdha në teknologjinë e informacionit. Dhe më pas Kryeministri e paraqet veten si një burrë që nuk është në gjendje të mbyllë një laptop. “A e dini pse gënjeshtra është kaq e fortë?”, pyeti ai dhe iu përgjigj vetë: “Jo për shkak të një mijë gënjeshtrave të vogla, por për shkak të një mijë të pavërtetave gjysmake.” thuhet ne fillim të artikullit.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

28/12/2025
Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al