• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edi Rama si shpëtimtar i zgjedhjeve evropiane të Greqisë

11/05/2024
Rama duhet ta hapë “zarfin sekret”

Nga Mero Baze

Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi ka marrë një vëmendje të madhe, të panevojshme nga shtypi dhe politika greke, që bie ndesh me objektivin e tyre kundër tij.

Zhurma paraprake për vizitën, refuzimi për t’i dhënë një sallë ku do të zhvillohej mitingu, pengesat burokratike të urdhëruara nga lart dhe mesazhet diplomatike për ta anuluar atë, ishin të gjitha të panevojshme dhe krijuan një gjendje të stisur lufte mes dy palëve.

Të gjitha argumentet e palës greke kundër vizitës së Ramës, vetëm sa punojnë në të kundërt të qëllimit të tyre. Nuk di me se do merrej shtypi dhe politika greke në këtë fushatë elektorale, sikur Edi Rama të mos kishte planifikuar këtë vizitë në Athinë, por tani është e sigurtë se ai u ka shpëtuar fushatën elektorale dhe kanë me se të merren.

Krye argumenti politik ishte se Edi Rama po shkon në Athinë ne mes të fushatës së tyre elektorale për zgjedhjet evropiane.

E kuptoj që duke e paragjykuar tanimë si armik, mendojnë se ai po vjen t’u prishë punë për zgjedhjet. Por si mund të prishë punë për zgjedhjet një kryeministër i huaj në Athinë?

Do t’u bëjë thirrje shqiptarëve të votojnë kundër? Po kundër kujt? Se aty të majtë e të djathtë janë bashkuar kundër Edi Ramës.

Nuk është se Syriza apo PASOK po tregohen të moderuar dhe Micotaqis agresiv, që Rama të bëjë thirrje të votojnë ata që janë pro tij. Ai i ka të gjithë kundër.

I vetmi dëm real që i bën ai imazhit të politikës greke, është që e bën politikën greke të demonstrojë një standard anti-evropian, por për këtë në Greqi nuk mërzitet njeri. Madje kënaqen më shumë.

Pas Athinës, Edi Rama do të shkojë në Itali po në takim me shqiptarë. Më 26 maj ai do të mbajë miting në Milano. Edhe aty ka zgjedhje për Parlamentin Evropian. Edhe aty ka shqiptarë që votojnë, madje më shumë se sa në Greqi.

Asnjë politikan italian nuk kam dëgjuar të thotë çfarë do Edi Rama në Itali në mes të fushatës. Përkundrazi, i janë vënë në dispozicion për çfarë nevojash ka.

Shqiptarët në Itali janë shumë të përfshirë në jetën politike italiane, por ai nuk po shkon aty për politikën italiane. Por askush nuk e ka kthyer fare në çështje të fushatës vizitën. Ashti siç duhej të sillej dhe Greqia.

Argumenti tjetër, ai i koinçidencës me datën 12 maj kur është arrestuar Fredi Beleri, është i dobët. Edi Rama ka zgjedhur të shkojë një të diel në Athinë, që i bie të jetë 12 maj.

Por e zëmë se e paska menduar gjatë këtë. Nëse është vërtet kështu, nëse e ka menduar si provokim, atëherë ai po shkon aty të ndihmojë kryeministrin Micotaqis, i cili e ka kandidat Belerin, pasi një gjest i tillë natyrisht që mobilizon nacionalistët grekë dhe të djathtën ekstreme të Agimit të Artë, që t’i japë votat Micotaqis. Pra në këtë rast i bie ta falenderojnë dhe ja ta sulmojnë.

Por në fakt ajo është vërtet një koinçidencë që ndoshta duhej shmangur, të mos u bënte kaq shumë nder duke shtuar votat për Belerin.

Argumenti i fundit, që ai është i rrezikuar dhe duhet shoqëruar me makina të blinduara dhe masa sigurie, është paksa qesharak dhe shumë ballkanik.

Edi Rama po takohet me shqiptarët dhe nuk është i rrezikuar prej tyre. Përpjekja për të krijuar idenë që Edi Rama është i rrezikuar në Greqi, në fakt bëhet për të stepur mbështetësit e tij dhe për të krijuar klimë pasigurie.

Nuk ka për të ndodhur asgjë dhe pas ca vitesh kur të përqafohet me Miciotaqisin, kreun e Sirizia, apo kur t’i presë atë në fushatën e radhës elektorale në Shqipëri, do t’iu vijë zor ta kujtojnë këtë situatë të stisur nga një inat ballkanik.

E gjithë kjo situatë e bën takimin e Edi Ramës më të rëndësishëm se çfarë është në të vërtetë. Ai nuk ka çfarë u thotë shumë gjëra emigrantëve dhe ndoshta do ta kishin lënë me pak vetë, nëse nuk do ta zinin në gojë.

Tani e kanë kthyer vizitën e tij në ngjarjen më kulmore të fushatës së tyre elektorale, pikërisht në një vend evropian që po zgjedh bijtë e tij të denjë për Parlamentin Evropian. Edhe Belerin./TemA

Related Posts

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, 13-vjeçarja në kryeqytet shpëton mrekullisht nga plumbi qorr
Kryesore

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, 13-vjeçarja në kryeqytet shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

01/01/2026
Viti i ri nis tragjikisht/ Shuhen në aksident 3 të rinj në Tepelenë (Emrat)
Kryesore

Viti i ri nis tragjikisht/ Shuhen në aksident 3 të rinj në Tepelenë (Emrat)

01/01/2026
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Mos më trego mua burrërinë”/ Debat i ashpër në shtëpinë e Big Brother, Kristi lag me birrë banorin e ri

“Mos më trego mua burrërinë”/ Debat i ashpër në shtëpinë e Big Brother, Kristi lag me birrë banorin e ri

01/01/2026
Pse Netflix u bllokua përsëri pas publikimit të episodit të fundit të serialit “Stranger Things”?

Pse Netflix u bllokua përsëri pas publikimit të episodit të fundit të serialit “Stranger Things”?

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al