Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në fshatin Nivicë të Tepelenës bashkë me ish-kryeministrin e Suedisë, Goran Person. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se dy kryeministrat do të marrin pjesë në një aktivitet për promovimin e agroturizmit dhe projektit ‘100 Fshatrat’, pjesë e të cilit është edhe Nivica.
Aktiviteti nis paradite dhe vijon për rreth 3 orë. Të pranishëm do të jenë edhe deputetë, ministra, ambasadorë dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Prej disa kohësh në Nivicë janë kryer investime në qendrën e fshatit, si është promovuar shumë si një destinacion i rëndësishëm për turizmin malor në jug të vendit. Numri i vizitorëve të huaj në Nivicë është rritur ndjeshëm, ndërsa fundjavën që shkoi në qendrën e re të fshatit performuan edhe trupa aktorësh nga Spanja e Italia.
© ArgjiroLajm.net