• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edukatorja që rrahu vajzën në kopësht: Këmbën e ka dëmtuar te krevati, nuk e kam prekur

10/11/2023
Edukatorja që rrahu vajzën në kopësht: Këmbën e ka dëmtuar te krevati, nuk e kam prekur

Majlinda Dehima, edukatorja e kopshtit “Stinët”, e arrestuar një ditë më parë me urdhër prokurorie për akuzën “keqtrajtim i të miturit” për dhunën ndaj fëmijës 3 vjeç, i ka qëndruar të njëjtin deklarim në polici, të dhënë 2 ditë më parë kur ka qenë në statusin e të shoqëruarit.

Sipas gazetarit të Klan News Besar Bajraktaraj, edhe një herë Majlinda Dehima është shprehur se vajza e ka dëmtuar vetë këmbën në hapësirat e krevatit dhe ajo nuk e ka prekur. Burime bëjnë me dije se prokuroria e Tiranës pritet të bëjë një tjetër ekspertim të pamjeve filmike dhe në vijim edhe ballafaqim të Dehimës me provat që do të dalin gjatë hetimeve.

Mësohet se policia ka nisur një hetim me krimin ekonomik edhe për çiftin e pronarëve Dritan e Entela Danushi, ndërsa në Komisariatin nr. 1, pas ngjarjes së rëndë, asnjë prind që ka pasur fëmijën në këtë kopsht të palicensuar nga ministria e Arsimit, nuk është paraqitur për denoncime të tjera dhune. Policia e Tiranës tashmë ka përpiluar një plan masash për kontroll të detajuar të të gjithë territorit për të konstatuar raste të tjera flagrante të kopshteve pa licensa.

Deklarimi i parë i edukatores, pjesë nga materiali që është referuar në Prokurori:

Lidhur me ngjarjen Majlinda Dehima (edukatorja e kopështit), deklaroi se ajo si çdo ditë e hap kopshtin rreth orës 07:00, ndërsa fëmija i mitur ka shkuar në orën 09:03 minuta, ku kanë vazhduar aktivitetin ditor si çdo ditë. Sipas edukatores, Melisa ka vazhduar aktivitetin e saj e shkëputur nga grupi pasi ajo nuk ka dëshirë të rrijë në grup. Pasi Melisa ka ngrënë drekën Majlinda (edukatorja) e ka dërguar në dhomën e gjumit. Gjatë kohës që Melisa është shtrirë për gjumë ka kërcyer në krevat dhe ka përplasur këmbët në ndarjen e krevateve të cilat janë marinar. Rreth orës 15.00 edukatore Majlinda ka shkuar ta zgjojë Melisën nga gjumi, aty ka vënë re se këmba i ishte enjtur, pas konstatimit ka njoftuar menjëherë Entelën e cila është Drejtoresha e kopshtit./tvklan.al

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çfarë ndodhi? Fjolla Morina shpërthen në lot!

Çfarë ndodhi? Fjolla Morina shpërthen në lot!

17/12/2025
VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon me Trabzonspor

VIDEO/ Muçi provon “magjinë” në Kupën e Turqisë, sulmuesi kuqezi i shkon pranë golit

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al