Egjipti i Salah i ka dhënë fund ëndrës në Kampionatin Botëror. Rusia fitoi me rezultatin 3-1 përballë faraonëve të cilët luajtën dobët përballë vendit organizator.Fillimisht ishin vendasit të cilët kalojnë në avantazh falë një autogoli të Ahmed Fathy. Në minutën e 59’ ishte Cheryshev ai i cili dyfishoi shifrat ndërsa vetëm 3 minuta më vonë Dzyuba hipotekoi fitoren e vendasve. Salah u kujtua shumë vonë pasi në minutën e 73’ arriti të shndërrojë në gol penalltinë e fituar.