• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Egnatia në kërkim të rikthimit, Xhemajli dhe Sota japin shpresë

06/09/2025
Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948

Tre gola të pësuar në dy ndeshjet e para të Superiores janë një sinjal shqetësues për Egnatian, që synon të konfirmohet si një nga skuadrat më të forta të kampionatit.

Ky fillim jo i mirë i sezonit ka rritur presionin mbi lojtarët dhe stafin teknik, të cilët duhet të analizojnë çdo detaj të lojës për të shmangur përsëritjen e gabimeve.Analizat e stafit teknik tregojnë se problemi kryesor qëndron në fazën mbrojtëse. Pikërisht aty duhet të nisë ringritja e rrogozhinasve, pasi stabiliteti pas është themeli i çdo strategjie fituese. Në dy ndeshjet e para kundërshtarët kanë gjetur hapësira të shumta në zonën e Egnatias, duke e vënë shpesh portierin nën presion dhe duke krijuar situata të rrezikshme. Mungesa e organizimit dhe mbështetjes nga mesfusha në tranzicion e ka bërë skuadrën të duket e fragmentuar.

PROBLEMI I DËMTIMEVE Sfida ndaj Elbasanit e tregoi më së miri këtë dobësi. Mungesa e dy titullarëve, Xhemajlit dhe Sotas, ndikoi ndjeshëm në ekuilibrin e mesfushës dhe mbrojtjes, duke e ekspozuar ekipin. Tetova u përpoq të mbushte boshllëqet me zgjidhje alternative, por mungesa e dy lojtarëve kryesorë e bëri situatën të vështirë. Lajmi i mirë është se të dy po rikuperohen dhe mund të jenë gati për përballjen me Bylisin, edhe pse mbetet për t’u parë nëse do të jenë në 100% të formës. Rikthimi i tyre pritet të sjellë më shumë stabilitet dhe të ndihmojë në përmirësimin e mbrojtjes.

RINGRITJA Në Rrogozhinë pritshmëritë janë të qarta: stopimi i golave dhe nisja e një serie pozitive rezultatesh. Përballja me Bylisin shihet si mundësi kyçe për të rikthyer besimin e tifozëve dhe për të rifilluar rrugëtimin drejt qëndrueshmërisë. Statistikat e sezonit të kaluar japin optimizëm: në katër ndeshjet direkte ndaj Bylisit, Egnatia arriti plot 12 pikë. Kjo e bën sfidën e radhës edhe më të rëndësishme, pasi një fitore do të dërgonte mesazhin e qartë se Egnatia është gati të rikthehet fuqishëm dhe të tregojë se mund të përballojë sfidat e Superiores me seriozitet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit
Sport

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit (VIDEO)

26/12/2025

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
E bujshme nga Spanja, Tare bën “bingo” në merkato, bind Vlahovic
Sport

Milan ëndërron Vlahovic, Tare e kërkon falas, takohet me agjentin e serbit

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shkurta eliminohet nga BBVK 4, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt

Shkurta eliminohet nga BBVK 4, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al