• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Egnatia pret reagim me Dinamon, fitorja detyrim kampionësh! Mungesa dhe dilemat e Tetovës për formacionin

18/02/2026
Bilanc i baraspeshuar, njihuni me statistikat e Egnatia-Elbasani

Egnatia po i jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e së premtes ndaj Dinamo Tirana, një sfidë ku fitorja është thuajse detyrim.

Rrogozhinasit zbresin në fushë me objektivin e qartë për t’u rikthyer te suksesi, në një moment delikat të sezonit, kur diferencat në renditje janë ngushtuar dhe çdo hap fals mund të peshojë shumë në garën për kreun. Në letër, përballja duket e balancuar, por për bardhejeshilët ka një peshë të veçantë.

Kampionët në fuqi kanë shfaqur luhatje në javët e fundit, duke lënë pikë në momente kur pritej të bënin diferencën. Si pasojë, diferenca me vendin e parë është rritur dhe presioni është shtuar. Megjithatë, në kampin rrogozhinas ka bindje se reagimi do të vijë pikërisht në një ndeshje të tillë, përballë një kundërshtari me traditë dhe objektiva të qarta.

NGËRÇI NË SHTËPI Nëse për shumë skuadra faktori fushë përbën avantazh, për Egnatian këtë sezon nuk ka rezultuar plotësisht i tillë. Rrogozhinasit ende nuk e kanë gjetur fitoren në shtëpi për këtë vit kalendarik në kampionat. Barazimi me Elbasani, i siguruar me vështirësi në minutat e fundit, si dhe humbja ndaj Tirana, kanë lënë shije të hidhur dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në renditje. Pikët e humbura në Rrogozhinë kanë bërë që diferenca me kreun, ku ndodhet Vllaznia, të shkojë në pesë pikë. Kjo e bën edhe më të domosdoshëm reagimin ndaj Dinamos. Një fitore do të mbante gjallë ambiciet për titull dhe do të rikthente besimin te tifozët.

MUNGESAT DHE DILEMAT E FORMACIONIT Për këtë përballje, trajneri Edlir Tetova nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Eljon Sota, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe do të vuajë një javë pezullim. Një mungesë që pritet të ndikojë në repartin defensiv, aty ku tekniku duhet të bëjë rregullimet e nevojshme. Pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion dhe gjatë ditëve të fundit do të vendoset se cilët lojtarë janë në formën më të mirë për ta nisur nga minuta e parë. Tetova njihet për zgjedhjet e tij shpesh të papritura, me lëvizje të befasishme si në mesfushë, ashtu edhe në sulm. Konkurrenca brenda grupit mbetet e fortë dhe kjo mund të shërbejë si një armë shtesë për të rritur intensitetin dhe për të kërkuar reagimin e shumëpritur.

Related Posts

Jordan sportisti më i pasur, Ronaldo komandon në futboll/ Vetëm një grua në top-50
Sport

Jordan sportisti më i pasur, Ronaldo komandon në futboll/ Vetëm një grua në top-50

11/04/2026
Portieri i Interit me ide të qarta: Kërkojmë trofe, japim maksimumin në fundin e sezonit
Sport

Portieri i Interit me ide të qarta: Kërkojmë trofe, japim maksimumin në fundin e sezonit

11/04/2026
Ferrari në aksion: Luis xhiron në shi, Leclerc në simulator
Sport

Ferrari në aksion: Luis xhiron në shi, Leclerc në simulator

11/04/2026
Italia i “tregon” rrugën Shqipërisë, çfarë ndodh nëse shkarkohet trajneri Sylvinho dhe nuk ka një pasues
Sport

Italia i “tregon” rrugën Shqipërisë, çfarë ndodh nëse shkarkohet trajneri Sylvinho dhe nuk ka një pasues

11/04/2026
Dy titullarë të rëndësishëm janë gati, Vllaznia e plotë për përmbysjen në Letoni
Sport

E nisi karrierën në Kroaci, futbollisti i ofrohet Vllaznisë për sezonin e ardhshëm

11/04/2026
Kaloi semaforin me të kuqe në Flandrë, çiklisti Pogaçar nën hetim
Sport

Kaloi semaforin me të kuqe në Flandrë, çiklisti Pogaçar nën hetim

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jordan sportisti më i pasur, Ronaldo komandon në futboll/ Vetëm një grua në top-50

Jordan sportisti më i pasur, Ronaldo komandon në futboll/ Vetëm një grua në top-50

11/04/2026
Portieri i Interit me ide të qarta: Kërkojmë trofe, japim maksimumin në fundin e sezonit

Portieri i Interit me ide të qarta: Kërkojmë trofe, japim maksimumin në fundin e sezonit

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al