Vrima e ozonit ka arritur shtrirjen maksimale në gjerësi dhe thellësi. Kjo u deklarua nga shërbimi për ndryshimin e klimës Copernicus i Qendrës Evropiane për parashikimin e motit me rreze të mesme të Komisionit Evropian.
“Vrima e ozonit e këtij viti ka arritur shtrirjen e saj maksimale dhe në përgjithësi dimensione të mëdha për sa i përket thellësisë dhe amplitudës në vitet e fundit” – thuhet në raport.
Përqendrimet në stratosferë kanë arritur vlera afër zeros në Antarktidë për shkak të një vorbulle polare.
“Përqendrimet e ozonit stratosferik janë zvogëluar në vlera afër zeros në Antarktidë në rreth 20-25 km lartësi (50-100 hPa) dhe thellësia e shtresës së ozonit ka shkuar pak nën 100 Njësia Dobson, rreth një e treta e vlerës mesatare “ – citon raporti.
Shkaku është “një vorbull polare e fortë, e qëndrueshme dhe e ftohtë” dhe sipas shkencëtarëve “vrima e ozonit në vitin 2020 ka arritur shtrirjen e saj maksimale”. ©LAPSI.al