• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ekstremistët grekë mobilizohen për të prishur takimin e Edi Ramës në Selanik

01/11/2024
Ekstremistët grekë mobilizohen për të prishur takimin e Edi Ramës në Selanik
Nga Ylli Pata
Qarqet ekstremiste greke që kanë një fill të fortë me mazhorancën konservatore në pushtet, po luajnë të gjitha gurët që të trazojnë tubimin e paralajmëruar të Edi Ramës në Selanik për ditën e dielë.
Të informuar se do të ketë një pjesëmarrje massive, siç ishte ai i Athinës i pak kohëve më parë, të gjithë grupimet ekstremiste kanë parashikuar një antimiting.
Athina mobilizon ekstremistët e Vorio Epirit për të prishur
I cili është organizuar nga aleatët dhe mentorët politik të Fredi Belerit, përkatësisht guackat protopolitike që kërkojnë “çlirimin e Vorio Epirit”.
Në këtë antimiting nga ekstremistët grekë, është parashikuar që fjalimin kryesor do ta mbajë kryetari i partisë ultranacionaliste greke, Fronti Kombëtar, Dimitris Valasidis. Do të hidhen në rrugë fletushka me shkrimet “Liri për “Vorio Epirin”. Ky person ka marrë pjesë edhe në protesta që janë zhvilluar për çështjen “vorio-epirote” para Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Selanik.
Të zhgënjyer nga jehona fantastike dhe mjaft qytetare e emigrantëve shqiptarë gjatë takimit të Edi Ramës në Athinë, këtë radhë, qarqet nacionaliste greke, janë mobilizuar që të bëhen të gjallë me zhurmë. Në rrugët e Selanikut, kryesisht ku punojnë shqiptarët janë hedhur afishe dhe banera të prodhuara nga punishtet e nëntokës së këtyre qarqeve, për të sjellë një reagim ekstrem.
Synimi është i qartë që të provokojnë shqiptarët, me objektivin që të ketë një përplasje, e cila më pas të përkthehet si një problem apo lajm. Sepse duket që Qirjako Micotaqis, apo edhe nacionalistët e partisë së tij, duan që t’i servirin lajmit që do të hapë Edi Rama në Selanik, që do të jetë i bujshëm, një kundëreagim të ashpër.
Selaniku është qyteti i dytë në Greqi, shumë i rëndësishëm jo vetëm në kulturën dhe ekonominë greke edhe në politikën e saj. Në zgjedhjen e fundit lokale, Micotaqis, humbi pikërisht Athinën e Selanikun. E sipas spin doktorëve konservatorë, kjo humbje i ka ardhë nga Edi Rama pasi doli i fituar me çështjen Beleri. Por situate është më e komplikuar se kaq. Athina e Selaniku janë ndër metropolet më të civilizuara të Geqisë, që i thanë JO, gjuhës gati mesjetare të kreut të Nea Dhimokratia, Qirjako Micotaqis. i cili e vari xhaketën e tij tek një mediokër politik si Fredi Beleri./TemA

Related Posts

Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026
Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do
Kryesore

Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do

17/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, gjendet i pajetë në banesë një 54-vjeçar

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ “Lamtumirë Pep”, Reali i jep leksion Man.City, pas Valverdes “shpërthen” edhe Vinicius

FOTO/ “Lamtumirë Pep”, Reali i jep leksion Man.City, pas Valverdes “shpërthen” edhe Vinicius

18/03/2026
“Doni të më shkarkoni?”, Pep shpërthen në konferencë. Arbeloa përkëdhel Vinicius

“Doni të më shkarkoni?”, Pep shpërthen në konferencë. Arbeloa përkëdhel Vinicius

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al