• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ekzekutimi i shqiptarëve në Athinë, mediat greke: Autori mund të jetë i njëjti që vrau biznesmenin nga Saranda

21/12/2022
Masakra në Athinë, këta janë dy shqiptarët e ekzekutuar brenda në lokal (FOTO)

Mediat greke kanë ngritur dyshime të forta se pas ekzekutimit të dy shqiptarëve në një lokal në Athinë mund të jetë i njëjti person që vrau në Tiranë Edmond Papajn.

Mediat shkruajnë se nga kqyrja e pamjeve filmike të vrasjes së dyfishtë në Athinë dhe vrasjes së biznesmenit Edmond Papa në Tiranë, krijohen dyshime se mund të jetë i njëjti ekzekutor. Autoritetet i lidhin tre vrasjet me tregtinë ndërkombëtare të drogës dhe një ngarkesë të “zhdukur” me vlerë qindra mijëra euro.

Ekzekutimi i dyfishtë në një kafe-bar të Nea Smyrna, Athinë mbrëmjen e së dielës duket të jetë një hallkë në një zinxhir më të madh krimesh. Autori vrau me gjakftohtësi dy burrat shqiptarë të njohur për autoritetet.

41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, ishte i njohur për autoritetet për përfshirjen e tij në një sërë “degësh” të botës së krimit, nga lëndimi i rrezikshëm trupor deri te mbajtja/përdorimi i armëve dhe nga trafiku i drogës e deri te trafiku i qenieve njerëzore, në Greqi dhe Shqipëri, madje në tokë dhe det me incidente në të cilat humbën jetë njerëzish. Në zonën e Nea Smyrnia, për shkak të përfshirjes së tij në qarqet mbrojtëse, ai njihej si “Nikos Koleksionisti”.

44 -vjeçari Armando Ogranja ishte proceduar penalisht për përfshirje në rastet e lojërave të paligjshme të fatit dhe informacionet thonë se ai kërkonte të “fuste” në mbrojtje dyqanet në Nea Smyrni.

Në këtë rast viktima ishte Edmond Papa, një person me një aktivitet të gjerë biznesi që përfshin, ndër të tjera, një njësi hoteliere buzë detit në Sarandë dhe një qendër tregtare. Informacionet bëjnë me dije se ai në të kaluarën ka pasur përfshirje dhe arrestime të rënda për trafik droge”, shkruan media greke.

Nga materiali vizual që ekziston nga të dy sulmet, rezulton ekzekutori në të dyja rastet mund të jetë i njëjti person, pra të ketë ekzekutuar viktimën e parë në Tiranë pasditen e së premtes, ka udhëtuar për në Athinë dhe ka ekzekutuar dy personat në Nea Smyrni natën e së dielës dhe më pas është larguar.

“Modus operandi i vrasësit, lëvizjet dhe trupi, veshja, kapuçi dhe maska ​​kirurgjikale, madje edhe praktika e tij e pritjes së viktimave, tregojnë shumë të përbashkëta. Policia shqiptare duket se e lidh larjen e hesapeve me “zhdukjen” e një sasie shumë të madhe droge. Për autorin nuk konsiderohet e pamundur që ai të jetë kthyer tashmë në Shqipëri”, shkruan media greke.

Related Posts

E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, qeni pitbull kafshon për vdekje fëmijën 2-vjeçar të emigrantit shqiptar në Greqi (VIDEO)
Kryesore

E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, qeni pitbull kafshon për vdekje fëmijën 2-vjeçar të emigrantit shqiptar në Greqi (VIDEO)

07/12/2025
Tonelatat me plehra, Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë
Kryesore

Tonelatat me plehra, Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë

07/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Sherri për parakalimin me makinë, plagoset me armë 37-vjeçari

07/12/2025
Partizani fiton derbin me Tiranën, bardheblutë “zhyten” në fund të tabelës
Kryesore

Partizani fiton derbin me Tiranën, bardheblutë “zhyten” në fund të tabelës

07/12/2025
Në kërkim për dëshmi të rreme dhe futje të sendeve të palejuara në burg, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari
Kryesore

Në kërkim për dëshmi të rreme dhe futje të sendeve të palejuara në burg, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari

07/12/2025
Aksidentohet furgoni i FNSH, dy policë të plagosur
Kryesore

Aksidentohet furgoni i FNSH, dy policë të plagosur

07/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves

07/12/2025
Kush është drejtuesi më i rrezikshëm i makinës? Studimi zbulon grupmoshën më të pasigurt në timon

Kush është drejtuesi më i rrezikshëm i makinës? Studimi zbulon grupmoshën më të pasigurt në timon

07/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al