• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ekziston një arsye e fshehur pse disa njerëz nuk po vaksinohen

21/04/2021
Ekziston një arsye e fshehur pse disa njerëz nuk po vaksinohen

Jo pak njerëz po heqin dorë nga shansi i tyre për t’u vaksinuar, edhe pse kjo mund të thotë të heqin dorë nga “mundësia për mbijetesë”. Tendenca është që këta njerëz shpesh të mos e shfaqin haptazi arsyen pse s’duan të vaksinohen dhe gjasat janë që ta kenë zhvilluar problemin që në fëmijëri/adoleshencë.

Arsyeja? Frika dhe fobitë specifike.

Me “fobi specifike” – NIH (Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA) përcakton “një frikë intensive, irracionale ndaj diçkaje që paraqet pak ose aspak rrezik real”.

Edhe pse të rriturit mund të jenë të vetëdijshëm që frikërat e tyre janë irracionale, ata përsëri do të bëjnë çmos që ta shmangin atë. Frika nga vaksinat ka shumë të ngjarë të përbëhet nga një fobi që lidhet me gjilpërat dhe gjakun.

Kur e dimë se është fobi?

Natyrisht, ne si njerëz priremi të shmangim çfarë na duket e frikshme, e pakëndshme apo e dhimbshme. Sidoqoftë, atributi përcaktues i një fobie është shqetësimi, ndërhyrja dhe dëmtimi në jetën e përditshme. Për shembull, nëse keni një sëmundje themelore siç është diabeti dhe e refuzoni vaksinën nga frika se mos shihni gjak ose dhimbjen e injeksionit, kjo mund të jetë shenjë e një fobie.

Skenarë të tjerë që shmangen për shkak të fobisë nga gjilpëra ose gjaku përfshijnë:

– Vizitë në spitale

– Takimet e mjekut dhe dentistit

– Media që përfshin dhunë ose procedura mjekësore

– Karriera mjekësore si infermieria ose stomatologjia

– Marrje/dhurim gjaku

– Testet mjekësore

– Kirurgjitë

Në rrethana ekstreme, disa madje mund të shmangin martesën, fillimin e një pune të re dhe preferojnë t’i nënshtrohen procedurave mjekësore pa anestezi për të parandaluar marrjen e injeksioneve.

Çuditërisht, një meta-analizë e vitit 2019 zbuloi se shmangia e vaksinimit të gripit për shkak të frikës nga gjilpëra ndodhte në 16% të pacientëve të rritur, 27% të punonjësve të spitalit, 18% të punëtorëve në institucionet e kujdesit afatgjatë dhe 8% të punonjësve të kujdesit shëndetësor në spitale.

Si trajtohet?

Mënyra më rëndësishme dhe më e rekomanduar është që fobitë specifike të trajtohen me ndihmën e një profesionisti të shëndetit mendor i specializuar në terapinë njohëse të sjelljes, posaçërisht terapinë e ekspozimit. Fobitë vazhdojnë për disa vjet apo edhe dekada në 10-30% të rasteve. Ato gjithashtu ka shumë të ngjarë të bashkë-ndodhin me çrregullime të tjera të ankthit, humorit dhe përdorimit të substancave.

Psychology Today

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shuhet në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova, zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit në Radio Tirana

Shuhet në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova, zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit në Radio Tirana

21/12/2025
Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al