• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“El Niño” do të thyejë rekorde temperature gjatë 2023

10/07/2023
“El Niño” do të thyejë rekorde temperature gjatë 2023

Fenomeni El Niño do të vijojë edhe përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2023. Një përditësim i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) parashikon se gjasat për një El Niño aktiv deri në fund të këtij viti janë 90%. “El Niño do të rrisë shumë gjasat për të thyer rekorde të temperaturës dhe për të shkaktuar nxehtësi më ekstreme në shumë pjesë të botës dhe në oqean”, tha sekretari i Përgjithshëm i WMO, prof. Petteri Taalas.

“Ky është sinjal për qeveritë në mbarë botën për të nisur përgatitjet për kufizimin e impaktit në shëndetin tonë, ekosistemet tona dhe ekonomitë tona”, tha ai. El Niño, i cili u shfaq për herë të parë në Paqësor, ndodh mesatarisht çdo dy deri në shtatë vjet, dhe episodet zakonisht zgjasin nëntë deri në 12 muaj. Është një model klimatik i natyrshëm i lidhur me ngrohjen e temperaturave të sipërfaqes së oqeanit në Oqeanin Paqësor tropikal qendror dhe lindor. Por kjo ndodh në kontekstin e një klime të ndryshuar nga aktivitetet njerëzore.

Një raport i WMO, i lançuar në maj, parashikoi se ka 98% gjasa që të paktën një nga pesë vitet e ardhshme, dhe periudha pesëvjeçare në tërësi, të jetë më e ngrohta në histori, duke mposhtur rekordin e vitit 2016, kur El Niño pati kulmin. Sipas raporteve të Gjendjes së Klimës Globale të WMO, viti 2016 është viti më i ngrohtë i regjistruar për shkak të fenomenit El Niño, i kombinuar me ngrohjen e shkaktuar nga njeriu përmes gazrave serrë.

Efekti në temperaturat globale zakonisht shfaqet në vitin pas zhvillimit të tij dhe kështu ka të ngjarë të jetë më i dukshëm në vitin 2024. Temperatura mesatare globale në vitin 2022 ishte rreth 1,15 °C mbi mesataren e viteve 1850-1900. Gjatë El Niño, erërat tregtare dobësohen. Uji i ngrohtë shtyhet prapa në lindje, drejt bregut perëndimor të Amerikës. El Niño rrjedh nga spanjishtja dhe ka kuptimin djalë i vogël. Peshkatarët e Amerikës së Jugut vunë re për herë të parë periudha të ujit jashtëzakonisht të ngrohtë në Oqeanin Paqësor në vitet 1600.

Emri i plotë që ata përdorën ishte El Niño de Navidad, sepse El Niño zakonisht arrin kulmin rreth dhjetorit (koha e Krishtlindjeve). El Niño mund të ndikojë ndjeshëm në kushtet globale të motit. Ujërat më të ngrohta bëjnë që rryma e Paqësorit të lëvizë në jug të pozicionit të saj neutral. Me këtë ndryshim, zonat në veri të SHBA-së dhe Kanadasë janë më të thata dhe më të ngrohta se zakonisht. Por në Bregun e Gjirit të SHBA-së dhe në juglindje, këto periudha janë më të lagështa se zakonisht dhe shtohen përmbytjet. Impakti i këtij fenomeni natyror shtrihet jo vetëm te moti, por edhe te zjarret, ekosistemet dhe ekonomia.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al