• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Elbasani, koha për ringritjen e skuadrës. Gvozdenoviç kërkon rikthimin e stabilitetit në grup

08/10/2025
Historiku/ Teuta përballë Elbasanit, ose dueli i të pamposhturave

Elbasani është një ndër skuadrat që i mori pushimet për shkak të ndeshjeve të Kombëtares pas dy rezultateve negative, barazimi në shtëpi me Teutën dhe humbja me Vllazninë në javën e fundit.

Duket se për verdheblutë ka ardhur me “porosi”, sepse e shohin këtë moment si një mundësi për të reflektuar dhe rregulluar gjërat që nuk kanë bërë mirë, në mënyrë që t’i riparojnë sa më shpejt. Dhe, në këtë moment delikat, skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç do të kërkojë të balancojë dy aspekte që e kanë shoqëruar që nga fillimi i kampionatit: efikasitetin në pjesën e parë dhe ngërçin në të dytën.

EFIKASITETI – Gjashtë javët e para të kampionatit mund të duken pak për të nxjerrë përfundime, por mjaftojnë për të kuptuar prirjet taktike dhe psikologjike të skuadrës. Sipas një vëzhgimi të “Panorama Sport”, Elbasani duket se luan më fort, më shpejt dhe më me ide në pjesën e parë të lojës. Sigurisht, këtu bën përjashtim vetëm ndeshja me Vllazninë, ku verdheblutë u shpërfytyruan tërësisht dhe nuk pat asnjë lidhje me atë që ka ndodhur në pesë javët e kaluara.Në pesë nga gjashtë ndeshjet, verdheblutë e kanë ndërtuar rezultatin brenda 45 minutave të para, duke e treguar qartë se aty e kanë forcën kryesore. Nga katër golat e shënuar deri më tani, tre kanë ardhur në pjesët e para ndaj Partizanit, Egnatias dhe Flamurtarit. Edhe i vetmi gol në pjesën e dytë, ai i Bunjakut kundër Dinamos, është realizuar shumë herët, në minutën e 51-të. Kjo tregon se skuadra hyn në ndeshje me energji, qartësi taktike dhe përqendrim, por me kalimin e minutave humbet intensitetin dhe nuk arrin të ruajë ritmin. Nëse pas pushimit të kampionatit, Gvozdenoviç arrin të rikthejë freskinë dhe agresivitetin e pjesës së parë për 90 minuta, atëherë Elbasani mund të rikthehet në rrugën e fitoreve dhe të konsolidojë objektivin për kreun.

NGËRÇI – Edhe kur Elbasani kryesonte kampionatin, fitoret nuk vinin pa vuajtje. Problemi kryesor është pikërisht pjesa e dytë, ku skuadra duket sikur humbet ekuilibrin dhe ritmin. Në gjashtë ndeshje, verdheblutë kanë shënuar vetëm një gol pas pushimit, ndërsa në pesë të tjerat nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Kjo rënie lidhet si me aspektin fizik, ashtu edhe me atë psikologjik: pas avantazhit, ekipi shpesh tërhiqet, humbet kontrollin e mesfushës dhe lejon kundërshtarin të marrë iniciativën. Mungesa e alternativave cilësore në pankinë për shkak të dëmtimeve të shumta, mund të jetë gjithashtu një faktor që e kufizon Gvozdenoviçin në momentet kur duhen ndryshime taktike. Në këtë fazë, trajneri duhet të punojë për të rritur qëndrueshmërinë fizike dhe për t’i dhënë skuadrës më shumë guxim në minutat e fundit. Kampionati është i gjatë, dhe për të qëndruar në garë për objektivat madhorë, Elbasani duhet të jetë efektiv në çdo pjesë loje, sidomos në ato minuta kur përcaktohen fatet e ndeshjeve.


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit
Sport

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit (VIDEO)

26/12/2025
INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit
Sport

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit (VIDEO)

26/12/2025
INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit
Sport

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit

26/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
E bujshme nga Spanja, Tare bën “bingo” në merkato, bind Vlahovic
Sport

Milan ëndërron Vlahovic, Tare e kërkon falas, takohet me agjentin e serbit

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al