• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Elbasani, nga ndjekës në protagonist i sezonit. Rriten ambiciet europiane te verdheblutë

05/02/2026
Totoshi pret dhe Ibraimi vulos, dy heronjtë e Elbasanit në Kupë

Një vit më parë, pavarësisht debutimit të AF Elbasanit në Superiore, verdheblutë e humbën vetëm në ndeshjen e fundit shansin për të qenë pjesë e “Final 4”, çka përkthehej rrjedhimisht edhe me mos pjesëmarrje në Europë.

Gjatë gjithë sezonit, madje, ata ishin vazhdimisht në ndjekje të vendit të katërt dhe u dorëzuan vetëm në metrat e fundit. Këtë sezon, megjithatë, situata është dukshëm ndryshe dhe shumë më premtuese. Për asnjë moment elbasanasit nuk kanë rënë poshtë katër vendeve të para dhe, kur ka ende shumë javë kampionat për t’u luajtur, kjo histori thuajse mund të konsiderohet e mbyllur. Stabiliteti i skuadrës dhe vazhdimësia e rezultateve kanë qenë faktorët kryesorë që e kanë mbajtur Elbasanin në zonën “VIP” të renditjes.

KRAHASIMI – “Panorama Sport” i ka bërë një krahasim ecurisë së Elbasanit në dy vitet që janë pjesë e elitës. Bie në sy se deri në javën e 22- të progresi është i dukshëm në të gjitha aspektet, edhe pse në fund llogaritë bëhen me pikët që mbahen në klasifikim. Më konkretisht, deri në këtë fazë të kampionatit, sezonin e kaluar Elbasani ishte në kuotën e 28 pikëve dhe mbante vendin e pestë në renditje. Këtë sezon, verdheblutë kanë plot 39 pikë, 11 më shumë sesa një vit më parë, duke u renditur në vendin e dytë dhe duke qenë një nga skuadrat më konstante të kampionatit. Nëse të gjitha shifrat e tjera anojnë nga ky sezon, vetëm sa i përket golave të shënuar nuk ka ndryshime. Elbasani ka shënuar 26 gola në të dyja sezonet, çka tregon se diferencën reale e ka bërë mbrojtja. Thuhet kështu, pasi një vit më parë ata pësonin 27 gola, ndërsa këtë vit vetëm 16. Praktikisht, janë 11 gola më pak në portën e tyre, të cilët janë përkthyer në po aq pikë më shumë në renditje, duke e bërë repartin difensiv armën kryesore të skuadrës këtë sezon.

TEUTA – Sa i përket ndeshjes me Teutën, që do të luhet nesër në “Elbasan Arena”, tekniku Ivan Gvozdenoviç do të ketë një mungesë të sigurt, siç është ajo e portierit Martin Janaçek, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Partizanit. Ndaj durrsakëve, radha do t’i vijë Klevi Totoshit të mbrojë katërkëndëshin, në një kohë që ai e ka provuar tashmë këtë rol në Kupë ndaj Flamurtarit këtë edicion, ku edhe u bë protagonist duke kualifikuar verdheblutë, falë pritjes së penalltisë së Lorenc Trashit. Përballja me Teutën konsiderohet delikate, por në kampin elbasanas kërkohet me patjetër marrja e tre pikëve, pasi çdo hap fals mund t’u japë mundësinë rivalëve të drejtpërdrejtë të shkëputen në krye të renditjes. Për më tepër, një fitore do të konsolidonte edhe më shumë pozitat e Elbasanit dhe do të rriste besimin se ky sezon mund të jetë historik për verdheblutë.

Related Posts

MotoGP/ Mir shkëlqen në ditën 2, rrëzohet Aleks Markez! Aksidente dhe shi, spikat edhe Banjaja
Sport

MotoGP/ Mir shkëlqen në ditën 2, rrëzohet Aleks Markez! Aksidente dhe shi, spikat edhe Banjaja

05/02/2026
“I lumtur për vëllezërit Shpendi”, prezantohet Vrioni: Rikthimi në Itali zgjedhja e duhur, edhe pse nuk e di nëse jam gati
Sport

“I lumtur për vëllezërit Shpendi”, prezantohet Vrioni: Rikthimi në Itali zgjedhja e duhur, edhe pse nuk e di nëse jam gati

05/02/2026
Totoshi pret dhe Ibraimi vulos, dy heronjtë e Elbasanit në Kupë
Sport

Elbasani, nga ndjekës në protagonist i sezonit. Rriten ambiciet europiane te verdheblutë

05/02/2026
E bujshme, Claudio Ranieri i “hap dyert” Totti-t, ish kapiteni legjendar drejt rikthimit në Romë
Sport

E bujshme, Claudio Ranieri i “hap dyert” Totti-t, ish kapiteni legjendar drejt rikthimit në Romë

05/02/2026
“Nuk më intereson derbi”, Oltjon Kërnaja kthen fokusin në sfidën ndaj Bylis: Vlerësim maksimal, por hyjmë në fushë për 3 pikë
Sport

“Nuk më intereson derbi”, Oltjon Kërnaja kthen fokusin në sfidën ndaj Bylis: Vlerësim maksimal, por hyjmë në fushë për 3 pikë

05/02/2026
Presidenti i Federatës së Kosovës besimplotë: Japim 100% ndaj Sllovakisë, kualifikimi i mundur
Sport

I vetëm në garë, Agim Ademi merr 100% të votave, konfirmohet në krye të FFK

05/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

MotoGP/ Mir shkëlqen në ditën 2, rrëzohet Aleks Markez! Aksidente dhe shi, spikat edhe Banjaja

MotoGP/ Mir shkëlqen në ditën 2, rrëzohet Aleks Markez! Aksidente dhe shi, spikat edhe Banjaja

05/02/2026
“I lumtur për vëllezërit Shpendi”, prezantohet Vrioni: Rikthimi në Itali zgjedhja e duhur, edhe pse nuk e di nëse jam gati

“I lumtur për vëllezërit Shpendi”, prezantohet Vrioni: Rikthimi në Itali zgjedhja e duhur, edhe pse nuk e di nëse jam gati

05/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al