• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Elbasanit nuk i falen më gabimet, 12 pikë me ekipet “në hall” ose lamtumirë titull

19/02/2026
Pikantet e Elbasani-Teuta/ Flakadanë, protesta dhe nervozizëm në “Elbasan Arena”

Pas ndalesës në Shkodër, në kampin verdheblu kërkohet reagim i menjëhershëm dhe një kthesë e fortë në kampionat. Humbja ndaj kryesuesve i zbriti në gjashtë pikë larg vendit të parë, një diferencë që dhemb, por që nuk konsiderohet vendimtare.

Sezoni ka ende shumë javë për t’u luajtur dhe në Elbasan besojnë se me një seri fitoresh gara mund të rihapet në çdo moment. Megjithatë, përpara se të mendohet për sulmin ndaj kreut, prioritet absolut mbetet sigurimi matematikor i një vendi në “Final 4”. Aktualisht, Elbasani gëzon një distancë sigurie në renditje, por brenda skuadrës nuk ka vend për vetëkënaqësi. Objektivi është që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt, për t’u fokusuar më pas plotësisht te lufta për titullin.

KALENDARI – Shansi i artë që nuk duhet shpërdoruar. Në këtë moment të sezonit, kalendari duket se u buzëqesh verdhebluve. Katër sfidat e ardhshme janë ndaj katër skuadrave që mbyllin klasifikimin, çka në letër përbën një mundësi ideale për të grumbulluar pikë të plota. Elbasani do të përballet me Vorën, Bylisin, Tiranën dhe Flamurtarin.

Në letër, diferenca në objektiva dhe renditje është e qartë. Synimi është maksimal: 12 pikë që do të konsolidonin pozitat dhe do ta mbanin skuadrën plotësisht në garë për kreun. Por brenda grupit ekziston vetëdija se pikët nuk fitohen në letër. Skuadrat e fundit shpesh luajnë pa presion dhe me motivim të lartë për mbijetesë, duke i kthyer këto duele në përballje shumë delikate. Për këtë arsye, stafi teknik kërkon përqendrim maksimal dhe të njëjtin seriozitet si në sfidat ndaj rivalëve direktë.

VËSHTIRËSIA – Tre transferta, zero alibi. Edhe pse për momentin shmangen përplasjet direkte me ekipet e kreut, një element e komplikon situatën: faktori fushë. Tre nga katër ndeshjet do të luhen jashtë. Duke nisur nga kjo javë me Vorën, ku për shkak të një marrëveshjeje mes klubeve, sfida, ndonëse me Elbasanin si pritës – do të zhvillohet në transfertë. Më pas, verdheblutë presin Bylisin në shtëpi, përpara se të udhëtojnë sërish për t’u përballur me Tiranën dhe Flamurtarin.

Kjo përkthehet në më pak komoditet dhe më shumë presion, pasi në transfertë çdo pikë kërkon përpjekje të dyfishtë. Por nëse Elbasani synon të jetë pretendent serioz për titullin, pikërisht këto ndeshje janë prova e karakterit dhe pjekurisë së skuadrës. Një ekip me ambicie të mëdha duhet të dijë të fitojë kudo. Katër javët e ardhshme mund të përcaktojnë kahun e sezonit verdheblu. Një seri fitoresh jo vetëm që do të siguronte objektivin minimal, por do të rriste ndjeshëm presionin mbi kryesuesit.

MUNGESAT – Vetëm një emër jashtë. Për ndeshjen ndaj Vorës, lajmi pozitiv për stafin teknik është se grupi do të jetë pothuajse i plotë. Gjendja fizike paraqitet e mirë dhe të gjithë lojtarët janë në dispozicion, me përjashtim të vetëm një mungese. Sulmuesi Fatjon Bunjaku do ta ndjekë ndeshjen nga tribunat, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve.

Një mungesë që i heq skuadrës një alternativë të vlefshme në repartin ofensiv, duke qenë se Bunjaku ka qenë një opsion i rëndësishëm në fazën sulmuese. Megjithatë, stafi teknik ka alternativa për ta zëvendësuar dhe objektivi mbetet i qartë: maksimumi i pikëve. Në Elbasan e dinë mirë, tani nuk ka më hap për gabime. Ose nis marshimi drejt titullit, ose diferenca prej gjashtë pikësh rrezikon të kthehet në një mal të pakapërcyeshëm.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Trump e thotë në Bordin e Paqes: FIFA do ndihmojë me miliona dollarë për një projekt në Gaza
Sport

Trump e thotë në Bordin e Paqes: FIFA do ndihmojë me miliona dollarë për një projekt në Gaza

19/02/2026
Komentet negative të tifozëve, sulmuesi i njohur largohet nga skuadra
Sport

Komentet negative të tifozëve, sulmuesi i njohur largohet nga skuadra

19/02/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi
Sport

Lajme të mira për Tiranën, të dielën kthehet lojtari më i rëndësishëm që i mungoi në derbi

19/02/2026
Kampionati i vajzave/ Java e 11-të sjell sfida interesante. Vllaznia – Partizani, kryesfidë e javës së 11-të
Sport

Kampionati i vajzave/ Java e 11-të sjell sfida interesante. Vllaznia – Partizani, kryesfidë e javës së 11-të

19/02/2026
Nga kupa te “Final 4”, rivaliteti që nuk fiket! Sfida Vllaznia-Dinamo sjell edhe një herë tjetër spektakël
Sport

Pushime të zgjatura te Vllaznia, kuqeblutë “rikthejnë” energjitë pas fitores ndaj Elbasanit

19/02/2026
Como e Maignan trembin Milan, por Leao bën “engjëllin”, Allegri: Gara për titull? Duhet të jemi të qetë…(VIDEO)
Sport

Como e Maignan trembin Milan, por Leao bën “engjëllin”, Allegri: Gara për titull? Duhet të jemi të qetë…(VIDEO)

19/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pikantet e Elbasani-Teuta/ Flakadanë, protesta dhe nervozizëm në “Elbasan Arena”

Elbasanit nuk i falen më gabimet, 12 pikë me ekipet “në hall” ose lamtumirë titull

19/02/2026
Baton Haxhiu: Politika kërkon bole, jo britma

Baton Haxhiu: Politika kërkon bole, jo britma

19/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al