Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP, kur Elijona Binakaj mori një “zarfi të kuq” që i drejtohej për lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit lidhur me të kaluarën e saj. Vëllai i Madh kërkoi sqarime në lidhje me lajmet që përmendnin policinë gjermane dhe periudhën e jetës së Elijonës që është bërë objekt diskutimi në media.
Në zarfin e kuq shkruhej: “Elijona, në ditët e fundit emri yt ka pushtuar mediat. Portale të ndryshme kanë publikuar lajme të një periudhe të jetës tënde, duke përmendur policinë gjermane”.
Dukshëm e emocionuar, Elijona reagoi duke shprehur pakënaqësinë e saj për mënyrën se si ishte trajtuar kjo temë dhe se si ishte përfolur brenda shtëpisë. Ajo e quajti këtë një sulm ndaj të kaluarës së saj, duke thënë: “Një njeri shumë i ligë këtu brenda ka gjuajtur me fjalë, ka prek të kaluarën time dhe ka dhënë informata jo të sakta.”
Elijona e sqaroi edhe një herë ngjarjen që kishte ndodhur, duke thënë se nuk ishte larguar nga familja e saj, por nga familja gjermane për të qenë pranë familjes së saj të vërtetë. Ajo theksoi: “E kam marrë vendimin vetë dhe jam shumë krenare për atë veprim.”
Ky sqarim ka shkaktuar reagime të shumta, brenda dhe jashtë shtëpisë, duke shuar disi dyshimet dhe përhapur më shumë mirëkuptim për vendimin e Elijonës.









