• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Elva Margariti: Bonusi i Rijetësimit, nisma më e suksesshme me 40 projekte fituese në vitin 2022

18/01/2023
Elva Margariti: Bonusi i Rijetësimit, nisma më e suksesshme me 40 projekte fituese në vitin 2022

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e nisi prezantimin e arritjeve të vitit 2022, me “xhubletën në UNESCO” e cila, siç tha ajo “ishte kryefjala e vitit 2022”.

Hyrja e saj në UNESCO erdhi pas një pune të filluar që në 2019.

“Kemi dashur t’i japim një theks të posaçëm trashëgimisë jo vetëm materiale”, u shpreh ministrja Margariti gjatë analizës së mbajtur në ambientet e COD.

Xhubleta lidhet ngushtësisht me një zhvillim të mëtejshëm të një ekonomie lokale, të punishteve të grave, të cilat do të kenë mbështetje ekonomike.

Më tej, Margariti ka veçuar Bienalen e Venecias 2022 ku Shqipëria për herë të parë u përfaqësua nga një grua dhe kjo nuk ndodhi rastësisht.

Margariti uroi që edhe këtë vit të kemi një jehonë të tillë siç e patëm me Lumturi Blloshmin në Bienalen e vitit 2022.

Më pas, ajo vuri theksin në luftën kudër trafikimit të paligjshëm të pasurive kombëtare e pikërisht tek marrëveshja me partnerin strategjik, SHBA dhe që do të pasojë me identifikimin e pasurive të munguara nga koleksionet tona kombëtare.

“Kthimi i ikonave ne Maqedoninë e Veriut e vendos imazhin e Shqipërisë në anën e të drejtëve dhe kjo është mundësi e artë për profesionistët tanë, për të pasur më shumë ekspertiza dhe rreth më të gjerë profesionistesh që punojnë në këtë fushë”, tha Margariti.

“Viti 2022 ishte vit i vështirë, pas 2 vitesh pandemie, por ishte një vit rimëkëmbjeje. 2022 e gjeti Ministrinë e Kulturës me tre nisma të reja, një prej të cilave është “Bonusi i Rijetësimit”, nisma më e suksesshme që bën bashkë sektorin publik dhe atë privat. Gjatë 2022 u dhanë grante pa asnjë kërkesë për t’u kthyer mbrapsht. Pati 40 projekte fituese mes të cilave Monumente Kulture të Kategorisë I”, tha Margariti.

Sipas saj, pati kritere për ata që do të sillnin funksione të veçanta të cilat shkonin përtej ngritjes së hoteleve, si psh., galeri arti etj.

Ministrja e Kulturës renditi edhe shifrat e “Bonusit të Rijetësimit”: 28 përfitues aktivitetesh biznesi që hapen për herë të parë në qendra historike, 18 përfituese vajza, tek të cilat u besua fort si dhe pati dhe një numër të lartë të projektuesve të kompanive etj, duke hapur një treg pune e duke ju dhënë mundësinë shumë profesionistëve të ushtrojnë profesionet e tyre.

Një tjetër nismë e rëndësishme ishte “Arti në Hapësira Publike”, një kërkesë e kahershme e artistëve për të pasur më tepër hapësira krijuese. Në këtë mënyrë do të krijohen network-e artistësh e profesionistësh, duke ju dhënë të rinjve mundësi të krijojnë e performojne në vendin e tyre.

“Art në Hapësira Publike” pati numër i jashtëzakonshëm aplikimesh. 136 aplikime, 14 prej të cilëve ishin të huaj, 7 projekte u shpallën fituese, 3 prej të cilëve janë në implementim, ndërsa të tjerët do të vazhdojnë me buxhetin e 2023.

Një tjetër nismë e rëndësishme e vitit 2022 ishin “Javët Kulturore Ndërkombëtare” që lidhën artistët shqiptarë me kolegët e tyre anembanë botës. Pati një numër shumë të lartë eventesh, kryesisht të zhvilluara në hapësira publike.

“Me krenari e them që u mirëprit nga partnerët e huaj”, tha Margariti, aktivitet që përfshiu 18 shtete, mbi 700 artistë pjesëmarrës në 416 evente.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al