Ata nuk janë ndarë vetëm artistikisht dhe shpirtërisht. Elvana Gjata është shkëputue nga Flori Mumajezi edhe financiarisht. Lajmi më i fundit nga jeta e dy këngëtarëve biznesmenë është se Elvana e cila tani i është përkushtuar punëve të zemrës dhe të muzikës në ShBA i ka dhënë lamtumirën pjesës së aksioneve ne biznesin e përbashkët të shitjes së picave,
“Proper Pizza”. Në këtë biznes, i cili që nga viti 2014 kur ka filluar ka njohur mjaft rritje, Flori ishte aksioneri kryesor me 51%, Elvana me 35% dhe një mik i tyre (vëllai i këngëtares së ndjerë, Emmy), 14%.
Në atë kohë punët dukej se po shkonin mirë. Elvana dhe Flori ishin të pandarë, suksesi artistit i ndeqte pas kudo që shkelnin dhe biznesi po i lulëzonte. Por pas një viti kur këngëtarja i dha duart Florit se pasojë e ambicies së saj pa limit, problem mbeti biznesi i përbashkët i dërgimit të picave me motor. Normalisht sipas rregullave të bisnesit Elvana duhej tia shiste Florit si aksioneri i shumicës 35% e aksioneve të saj. Por kur sherret e zemrës ngatërohet me ato të portofolit zgjidhja është e vështirë. Dhe për një kohë të gjatë mbyllja e marrëveshjes pati mbetur pezull.
Vetëm ditët e fundit e përditshmja “Panorama” ka mësuar se dy këngëtarët, kanë mbëritur në një akord të kënaqëshëm për të dy palët. Elvana Gjata që po përkon tani ëndërrën amerikane ia ka shitur aksionet e saj ish partnerit. Dhe që nga sot e tutje kushdo që do t’I bjerë numrit të telefonit për të porositur tek proper pica do të kënaqet vetëm me produktin e prodhuar nga Flori, por nuk do të ketë në mendje edhe hiret e këngëtares bukuroshe (Lapsi.al)