• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Emergjenca nga Covid-19/ Bashkia Përmet jep ndihma për familjet në nevojë, një mesazh i veçantë nga paraplegjiku Ligor Shyti (VIDEO)

18/03/2020
Emergjenca nga Covid-19/ Bashkia Përmet jep ndihma për familjet në nevojë, një mesazh i veçantë nga paraplegjiku Ligor Shyti (VIDEO)

Bashkia Përmet i është përgjigjur thirrjes së Kryeministrit dhe nevojës së kësaj situate emergjente për të ndihmuar me ushqime dhe ilace njerëzit që jetojnë të vetmuar dhe s’kanë mundësi të dalin në kushtet kur lëvizja është kufizuar për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Ligor Shyti është një paraplegjik nga Përmeti, i cili ka bërë një reagim në faqen e tij në Facebook pasi ka marrë ndihmën nga Bashkia.

Më poshtë reagimi i ti, si dhe pamje nga shpërndarja e ndihmave prej Bashkisë Përmet 

Erdhi më në fund ajo që prisja prej 27 vitesh dhe po e ndaj me ju të dashur miq. Më në fund, dikush nga pushteti u kujtua se në qytetin tonë ka edhe njerëz në nevojë. Mbrëmë pata një telefonatë nga n/Kryetarja e Bashkisë Përmet, e cila, ndër të tjera, më siguroi se në rast nevoje për ndihmë, për ilaçe, apo për blerje, duhet ta telefonoja atë dhe ata do të më mundësonin zgjidhjen e problemit. Nuk e di kë të falenderoj, demokracinë, stafin e ri të Bashkisë, Kryeministrin, apo ndoshta edhe koronavirusin, po që kjo që prisja prej 27 vitesh, ndodhi mbrëmë. Dikujt i shkoi në mendje për mua në kohën kur nuk është fushatë elektorale. Sa momente të vështira kam kaluar, sa halle, sa vuajtje, sa probleme më kanë shoqëruar gjatë këtyre viteve të jetës sime mbi karige me rrota, por askush nuk bëhej i gjallë. Askush nuk ma kishte kapërxyer portën time, me përjashtim të familjes dhe miqve. Askush nuk ma dinte shtëpinë e të pyeste nëse jam gjallë, apo jo, edhe pse për vite me rradhë Bashkia, qeveria, ka paguar me qindra punonjës socialë që marrin rroga jo të vogla për t’u kujdesur për kategoritë tona në nevojë. Më në fund, tani që dielli im ka marrë harkun e tij drejt perëndimit, tani që Bota po gjunjëzohet përpara një mikrobi vrastar, kur lajmi i paralizimit të shteteve nuk është një lajm i remë, vjen ky sinjal shpresëdhënës. Mirë. Më mirë vonë, se kurrë. Le të shpresojmë se kjo ngjarje do t’i bëjë shqiptarët më njerëzorë, qeveritarët më të përgjegjshëm dhe t’u hapë sytë e të shikojnë më larg, të shohin se ç’bën bota për njerëzit në nevojë. Le të shpresojmë tek një fillim i ri. Faleminderit! 

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2020/03/WhatsApp-Video-2020-03-18-at-18.24.15-2.mp4
https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2020/03/WhatsApp-Video-2020-03-18-at-18.24.15-1.mp4
https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2020/03/WhatsApp-Video-2020-03-18-at-18.24.15.mp4
https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2020/03/WhatsApp-Video-2020-03-18-at-18.24.14-2.mp4
https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2020/03/WhatsApp-Video-2020-03-18-at-18.24.14-1.mp4
https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2020/03/WhatsApp-Video-2020-03-18-at-18.24.14.mp4


Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

27/12/2025
KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al