• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Emergjenca nga Covid-19 në Gjirokastër/ Njihuni me studenten që ndihmon vullnetarisht të moshuarit dhe njerëzit në nevojë

30/03/2020
Emergjenca nga Covid-19 në Gjirokastër/ Njihuni me studenten që ndihmon vullnetarisht të moshuarit dhe njerëzit në nevojë

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka bërë thirrje për t’iu bashkuar vullnetarisht grupeve të patronazhit që kujdesen për të moshuarit që jetojnë vetëm. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai sjell në vëmendje edhe rastin e një studente, e cila ka shkuar vullnetarisht në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe pensionistëve gjatë ditëve të kësaj situate emergjente. Ajo quhet Kushila Kore. Ja cfarë shkruan Golemi në faqen e tij.

🔴 Bashkë me punonjës e bashkisë në këto ditë të vështira ka edhe vullnetarë në grupet tona të patronazhit. Nuk është fare e çuditshme dhe as nuk shkon kundër thirrjes që ne e përsërisim pa pushim për të qëndruar në shtëpi. Solidariteti dhe vullnetarizmi s’ka munguar asnjëherë në Gjirokastër.

🔴 Kushila Kore është një studente që na është bashkuar që prej ditës së parë kur nisëm punën në terren për të shpërndarë ndihma tek familjet ne nevojë dhe për të asistuar të moshuarit.

🔴 Secili prej jush mund të japë kontributin e tij në këtë situatë të pazakontë. Secili prej jush mund të marrë në patronazh një apo disa të moshuar në pallatin ose lagjen e vet. Të jeni në kontakt të vazhdueshëm me ta, t’i asistoni sa herë kanë nevojë për ushqime apo ilaçe, të ndërmjetësoni për nevojat e tyre.

🔴 Bashkia me strukturat e veta të shërbimit social dhe grupet e patronazhit po bën maksimalisht, por ky proces patronazhimi për gjithë periudhën që do të zgjasë emergjenca nga Covid-19 ka nevojë për sa më shumë njerëz.

🔴 Ju lutem, kushdo që do të ndihmojë dhe të përfshihet në këtë mision historik për të mbrojtur të moshuarit, le të paraqitet pranë Bashkisë Gjirokastër, të marrë një dokument identifikimi dhe të deklarojë emrat që ka në patronazh.

🔴 Çfarë do të thotë të kujdeseni për ta? Thjesht të kontaktoni shpesh në telefon duke i pyetur për nevojat që kanë, t’i lehtësoni marrjen e ushqimeve apo ilaçeve që iu duhen ose pagesën e pensionit.

🔴 Nëse ne i ndihmojmë të moshuarit që jetojnë vetëm për këto nevoja, ata nuk kanë përse dalin jashtë banese dhe rrjedhimisht nuk janë të ekspozuar ndaj Covid-19.

🔴 T’i mbrojmë gjyshërit dhe gjyshet tona. Çdo dalje e tyre jashtë banese, i hap derën virusit të hyjë brenda. Ju mirëpresim në këtë mision të madh solidariteti në emër të jetës dhe dashurisë për njëri-tjetrin.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🇦🇱🤗

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

21/03/2026
Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën

Sylvinho e konsideron golashënues, “zhduket” lojtari i kombëtares, nuk është as në pankinë me skuadrën e tij

21/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al