Emërohet drejtori i ri i burgjeve. Me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, Agim Ismaili është shkarkuar nga detyra që mbante prej kohësh. Në këtë post është propozuar dhe miratuar nga Këshilli i Ministrave, drejtori i ri, Admir Abrija. Abrija vjen në këtë post nga një sërë detyrash që ka mbajtur në Policinë e Shtetit dhe më tej.









