Ndryshime në institucionet e vuajtjes së dënimit. Klejdis Çela është emëruar drejtor i burgut 313 në Tiranë. Ai zë vendin e Shpëtim Saraçit, i cili shpallet drejtor i spitalit të burgut.
Këto nuk janë ndryshimet e vetme, pasi janë ndryshuar edhe zinxhiri komandues i sigurisë së IEVP 313 si shefi i sigurisë së burgut dhe ai i shoqërimeve. Në ‘313-ën’ janë vendosur personazhe të botës së krimit dhe ndodhen qelitë e regjimit të posaçëm 41 bis.