• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Emigrantët në Kakavijë përplasen me drejtorin e Kufirit (DEBATI)

16/08/2020
Emigrantët në Kakavijë përplasen me drejtorin e Kufirit (DEBATI)

Debat i ashpër në Kakavijë mes drejtorit të Kufirit të Gjiroakstrës, Arben Joço dhe qytetarëve që kanë ngelur të bllokuar. Joço deklaroi se nuk ka ende një njoftim për pezullim të punës nga ana e grekëve edhe pse po plotësohet numri 750. Ai theksoi se pret një përgjigje pozitive nga pala greke. Ndërkohë, qytetarët i kërkuan llogari se kur do të zgjidhet kjo situatë. Ata kërkuan edhe sqarime nga kryeministri Edi Rama.

DEBATI:

Arben Joço: Nga pala greke ka një limit prej 750 personash. Jemi në limitet e numrit por nuk kemi njoftim për mbyllje. Presim një përgjigje pozitive. E njëjta gjë lidhet dhe me Kapshticën, të njëjtat kritere, aty do të jetë 300 limiti. Aktualisht aty është pezulluar kalimi për në Greqi. Ne jemi gati të përballojmë fluksin. Nga dita e nesërme s’lejohet asnjë shtetas shqiptar rezident në Greqi pa test Covid negativ.

Qytetari: Tani nuk e dimë se çfarë do bëhet.

Joço: Edhe dje nuk kishte njoftim për natën, pra mbrëmë, por u dha.

Qytetari: Kryeministri e ka mbaruar plazhin, apo është në plazh? A jemi ne shqiptarë apo ça jemi? Kjo që po ndodh është katastrofë humanitare. Ku është kryeministri, ministri i Jashtëm? Çfarë iu kushton që ta hapim. Ne kemi ardhur të gjithë shëndoshë këtu dhe kemi rrezik të infektohemi.

Këto debate vijnë, pasi vijon kriza në kufirin me Greqinë. Tashmë, është bllokuar edhe pika kufitare e Kapshticës, pasi është plotësuar numri 300 udhëtarëve që kalojnë kufirin.

Related Posts

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale
Kryesore

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025
Kryesore

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

15/03/2026
Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr
Kryesore

Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr

15/03/2026
Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë
Kryesore

Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë

15/03/2026
SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar
Kryesore

SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar

14/03/2026
Kishte lindur në Dervician, ja kush është doganieri që u gjet pa jetë brenda dhomës së hotelit në Sarandë
Kryesore

E rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Plas keq me Juelës dhe Gretës: Kujdes me vrimat

Plas keq me Juelës dhe Gretës: Kujdes me vrimat

15/03/2026
Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al