Ditën e mërkurë në doganën e Kakavijës është rritur fluksi i lëvizjes të udhëtarëve dhe automjeteve në drejtim të Greqisë.
Në këto ditë të para të 2024 bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, pasi kaluan festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me familjen, po kthehen në shtetin fqinjë.
Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër gjatë 24 orëve të fundit në drejtim të Greqisë udhëtuan 6 mijë e 366 persona dhe 1 802 automjete, ndërsa fluks i ulët është regjistruar në hyrje të tokës shqiptare.
Policia shqiptare punon me 5 sportele në dalje duke shmangur radhët e pritjes ndërkohë që dhe pala greke ka shtuar sportelet e kontrollit të dokumenteve.
Fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijës pritet të jetë i lartë përgjatë gjithë javës.









