Kryeministri Edi Rama ka bërë një mesazh drejtuar popullit në lidhje me publikimet e programit Report të kanalit televiziv italian Rai3 mbi Shqipërinë. Me anë të një video-mesazhi, Rama ka deklaruar se nga RAI është hedhur një baltë e pamerituar për Shqipërinë. Edhe pse emisioni Report nxorri fakte mbi korrupsionin dhe njerëzit e inkriminuar në shtet, Rama ka deklaruar se ky është një sulm, për shkak të zhvillimit të vendit tonë.
“Dëshiroj të ndaj me ju eksperiencën time me programin Report të RAI3. Një eksperience intensive, sa fyese në aspektin njerëzor, aq edhe sfiduese në aspektin, le të themi profesional, megjithëse politika për mua nuk është profesion, është mision. Ishte fyese sepse përtej personales, keqardhjes, dhimbjes nga padrejtësia e imponuar e vendosjes në shënjestër, për shkak të fushatës elektorale në Itali e të luftës mediatike atje, ndaj homologes sime në krye të qeverise italiane, kjo eksperiencë kishte ne përmbajtje shume baltë për Shqipërinë; baltë e prodhuar këtu, në Tirane, për luftën politike ndaj meje e qeverise sonë dhe këtë ju e dini të gjithë”, tha Rama.









