Dy banesa në Gjirokastër janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Manalat i dytë”, ndërsa banesat janë në pronësi të dy vëllezërve, Çlirim e Rezart Gjoksi. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia e Shtetit ka reaguar përmes një njoftimi për ngjarjen.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Më datë 18.02.2024, rreth orës 16:20, në lagjen “Manalat i dytë”, Gjirokastër, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht 2 banesa, në pronësi të shtetasve Ç. Gj. dhe R. Gj. (vëllezër). Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.









