Pas protestës së opozitës policia ka ngritur postblloqe, ku ka ndaluar edhe 4 militantë të PD-së nga Tepelena.
Të shoqëruarit janë Skënder Bega, Hysen Ismaili, Astrit Guga dhe Ladi Bana, ky i fundit kryetar i degës së PD-së në Tepelenë.
Në komisariatin e Tepelenës kanë shkuar përfaqësues të PD duke kërkuar shpjegime se përse janë bërë shoqërimet.
Edhe në Fier policia pritet të nisë shoqërimet pas përplasjeve që protestuesit patën me policinë. Po analizohen pamjet dhe po bëhet identifikimit i personave të përfshirë në këtë incident.
Bllokimi i rrugës pranë kryqëzimit që të con në Përmet shkaktoi kaos me trafikun.
Qindra automjete mbetën të bllokuara në rrugë, ndërsa qytetarët kërkonin nga protestuesit dhe policia zhbllokimin e rrugës.









