24 vjeçari nga Gjirokastra, Almario Vojoviç u arrestua nga policia pasi ndihmoi tre shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare. Procedohen në gjendje të lirë dhe tre shtetasit e huaj pakistanez për veprën penale “Kalim të paligjshëm të kufirit”.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasin. Almario Vojoviç, 24 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ky shtetas në rrugën “Babë Rexha” u kap në flagrancë nga shërbimet e forcës “Shqiponja” duke transportuar 3 shtetas të huaj pakistanez (Z. K., S. Sh., dhe D. I.,) të cilët i kishte ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare.
Gjithashtu u proceduan penalisht në gjëndje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” shtetasit e huaj pakistanez : Z. K., 33 vjeç, S. Sh., 22 vjeç, D. I., 20 vjeç ( të tre banues në Pakistan).
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.