Bardhi Proda është shoferi i furgonit, që u përplas sot me një fouristradë dhe për pasojë ai ka humbur jetën, së bashku me katër pasagjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në Qafë-Muzinë, aty ku furgoni përfundoi 30 metra në greminë pas përplasjes me fuoristradën qe drejtohej nga nje femer.
Njoftimi i policisë: Gjirokastër/Informacion paraprak.
Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.









