Policia ka arestuar në Kakavijë një nga personat e shpallur në kërkim për krimin e trefishtë që tronditi mbrëmë Tiranën. Mësohet se ai është 37-vjeçari Geldo Hoti. Ai ishte shpallur në kërkim për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se ishte në vendin e ngjarjes dhe ka dijeni për cfarë ndodhi. Për momentin s’ka më tepër të dhëna rreth tij. Pritet reagimi i Policisë së Shtetit. Ngjarja e rëndë me 1 të vdekur dhe tre të plagosur ndodhi në zonën e Bllokut në një lokal nate.
©ArgjiroLajm.net