• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ende në arrati greku që i mori jetën familjes shqiptare. Mediat: Kishte probleme mendore, i vrau se donte t’i përzënte nga shtëpia

04/03/2022
Ende në arrati greku që i mori jetën familjes shqiptare. Mediat: Kishte probleme mendore, i vrau se donte t’i përzënte nga shtëpia

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen tragjike të familjes shqiptare në Andraviadë, ditën e 1 marsit. Familja shqiptare dyshohet se është masakruar nga djali i pronares së shtëpisë, ku banonte familja shqiptare.

Mësohet se ai i ka kërkuar familjes shqiptare të largohet nga aty, për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me qiranë. Disa fqinj thonë se kishte mbaruar kontrata e qiradhënies. Si rrjedhojë policia ka hedhur poshtë pistën e parë se autori i krimit të katërfishtë të ishte babai i vdekur dhe pistën e dytë se autor ishte ish bashkëshorti grek i shqiptares. Sipas informacioneve autori, i biri i pronares, është shtetas grek 57-vjeç.

Protothema.gr shkruan se 57-vjeçari vuante nga problemet mendore dhe se në të kaluarën ka qendruar në një klinikë psikiatrike. Sipas të afërmve të çiftit shqiptar, Armando dhe Maria Kloci, 57-vjeçari ka pasur debate të forta me viktimat kohët e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve financiare në lidhje me qiranë e shtëpisë.

Fqinjët thonë se 57-vjeçari kishte arritur në pikën ku i kishte ndërprerë energjinë elektrike dhe ujin banesës ku familja shqiptare jetonte. Autoritetet greke janë në kërkim të autorit të dyshuar, i cili rezulton i zhdukur që prej ditës së tragjedisë, shkruan protothema.gr.

Si i gjeti 12 vjeçari viktimat në shtëpi

Babai dhe nëna u gjetën në oborrin e banesës të larë në gjak, ku babai mbante një thikë në qafë. Sipas dëshmisë së një gruaje, fëmija ka qenë ai që ka gjetur vëllezërit dhe nënën e tij të gjakosur.
Konkretisht, fëmija kapi vëllanë e parë të vogël që pa përballë dhe e tërhoqi zvarrë në rrugë dhe në kishë për të kërkuar ndihmë!

Dy fëmijët u transportuan në qendrën mjekësore por fatkeqësisht ishte tepër vonë. Shtëpia e gjakosur e familjes fatkeqe ndodhet prapa kishës së Shën Konstantinos. Policia ndodhet në vendngjarje, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të sakta në të cilat humbën jetën katër personat, ndërsa në vendngjarje pritet edhe një mjek ligjor.

Policia ende nuk ka mundur të sigurojë dëshminë e të vetmit të mbijetuar nga masakra, djalit 12 vjeç, i cili gjeti nënën, njerkun dhe 2 vëllezërit të vrarë, për shkak të tronditjes së madhe që ka pësuar nga krimi.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al