Për të tretën ditë radhazi vijon të mos ketë furnizim me energji elektrike në disa fshatra të Gjirokastrës në njësitë administrative Picar, Cepo dhe Odrie.
Pavarësisht përpjekjeve ekipet e OSHEE nuk kanë arritur ende të riparojnë defektin dhe të sigurojnë rikthimin e energjisë.
Në rrjetet sociale ka reagime të ashpra nga banorët për këtë situatë. Shumë prej tyre kanë dërguar mesazhe tek ne edhe mëngjesin e sotëm.
Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike janë një problem i vazhdueshëm në zonat rurale të Gjirokastrës dhe pavarësisht se është premtuar e premtuar vazhdimisht se do të ketë zgjidhje, ende asgjë nuk është bërë deri më tani.
Kryesisht defektet e shpeshta krijohen për shkak të rrjetit të amortizuar dhe mungesës së investimeve ndër vite. ©Argjiroja.net