Trajneri i Atalantës, Palladino, para ndeshjes ndaj Bayern në Champions, tha se ekipi i tij do përballet me një skuadër të madhe, ndërsa pranoi se do jetë e vështirë.
“Është një mbrëmje historike dhe magjike, është një ëndërr për ne të jemi këtu dhe ëndrrat duhen jetuar me sytë hapur.
Ne mezi presim të zbresim në fushë, e dimë që po përballemi me një nga më të mirët në botë, më në formë, duam të garojmë.
Pres një ndeshje shumë të vështirë, të komplikuar. Ata kanë lojtarë të shkëlqyer individualë, shpejtësi dhe janë të mirë në lojën një kundër një” – tha Palladino.








