• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Enkel Demi: Këtu dhe Donald Trump të vijë nuk fiton dot përballë Ramës. PD humbi prej listave të hapura

29/04/2021
Enkel Demi: Kur ishim të vegjël Edi Ramën e rrihnim gjithmonë në lagje, tani do të marrë hak

Enkel Demi ka gjetur fajtorin e humbjes së PD-së: Listat e hapura. Ai thotë se këtu edhe Donald Trump të vijë, nëse nuk ndryshohet ligji zgjedhor, nuk fiton dot.

“Kam qenë kundër listave të hapura qysh në fillim, jo se isha orakull, por vëreja zgjedhjet e Kosovës dhe produktin e tyre. Por, dashnorët e listave të hapura na rrinin nëpër banaqe televizive dhe na flisnin për demokracitë e brendshme të partive dhe si do të mundnin pushtetin e kryetarëve për ta lënë pushtetin e demokracisë në dorë të popullit.

Sak, këta dashnorë të flaktë sot për vete kanë marrë ca thërrime votash, se njerëzia e tokës së shqipeve ka shije të tjera për garën, të cilat me thënë të drejtën duhen paguar me para në dorë.

Tani ju ftoj t’u hidhni një sy listave të të gjithë partive, pa përjashtim dhe të shikoni se njerëz me të shkuar të dyshmitë, cuba, banditë, të akuzuar për trafik, madje me disa emra kanë mbledhur me mijëra vota.

Njerëz politikë me përvojë si Pandi Majko, Mimi Kodheli deri te Ervin Bushati, Sali Berisha në anën tjetër, Aldo Bumçi apo qoftë Vangjel Dule kapërcehen nga disa emra të padëgjuar kurrë për publikun e gjerë, por të njohur në oaze komunitetesh, ose të kamur që të japin paret.

Natyrisht, që do të na tregojnë sa vota kanë marrë Taulant Ballën apo Agron Shehaj, të cilët duket ashiqare se janë investuar shumë tek emri i tyre në listë.

Ky është një tjetër defekt i rëndë i këtij sistemi, sepse njerëzit politikë nuk lodhen të shtojnë votat për subjektin e tyre, por përkundrazi përqendrojnë çdo energji tek emri i tyre, në mënyrë që t’u imponohen drejtuesëve të partisë për qevetrinë e së nesërmes, pra për më shumë pushtet.

Listat e hapura, aq më shumë në një sistem zgjedhor si ky i yni, (jo proporcional kombëtar) bëjnë të mundur që në Shkodër Tom Doshi të rezultojë shumë i votuar, sepse atje është zona e tij influencës.

Shikoni tani dashnorët e listave të hapura që nuk lanë ekran pa dalë. Sa vota kanë marrë? Çikërima. Por, le ta lënë mërinë që mund të kenë ata me popullin e vobektë dhe ata vetë të bëjnë një pyetje: Po sikur listat të ishin 100 % të hapura kush do të ishte në Kuvend? Do shihnim çudira. Ligjvënës do të ishin kryesisht sërish njerëz të panjohur, tejet të dyshmitë. Ata do të qenë të paktën 70 për qind.

Opozita nuk ka si të fitojë ndonjëherë kështu si është bërë ligji zgjedhor, jo Luli të ikë, por dhe Donald Trump të vijë. E vetmja mundësi është të kthehemi të paktën tek marrëveshja e 5 qershorit pa ndryshimet kushtetuese që udhëheqësi bëri në bashkëpunim me të ashtëquajturën “opozitë parlamentare”, brenda së cilës ndodheshin këta dashnorët e listave të hapura që thurnin fjalime historike me 130 fjalë”, shkruan ai.

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck rikthejnë në shitje vilën luksoze të Beverly Hills

Pas ndarjes së bujshme, a po rikthehet magjia? Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bashkë në Los Angeles

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al