• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Erdogan tërhiqet nga vendimi për shpalljen non grata të ambasadorëve

26/10/2021
Turqia urdhëron arrestimin e 238 ushtarakëve të dyshuar për lidhje me Gylenin

Presidenti turk iu kundërvu apeleve të Perëndimit për lirimin e intelektualit Kavala duke dashur ta shfrytëzojë situatën për politikën e brendshme. Ai kërcënoi me dëbim ambasadorët. Por tani e tërhoqi vendimin. Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan e tërhoqi deklaratën për shpalljen non grata të ambasadorëve perëndimorë. Erdogan tha në Ankara, se “ambasadorët janë tërhequr nga qendrimet e tyre” dhe “në të ardhmen do të jenë më të kujdesshëm”. Para kësaj deklarate të Erdoganit, ambasadorët e prekur patën postuar në Twitter një deklaratë, sipas së cilës ata i përmbahen Konventës së Vjenës për të mos ndëryhrë në punët e brendshme të vendit ku kryejnë shërbimin.

“Qëllimi ynë nuk ishte të shkaktonim një krizë”.
Përfaqësia e SHBA-së në Turqi të hënën pasdite (25.10) publikoi në Twitter një deklaratë për respektimin e Konventës së Vjenës. “Synimi ynë nuk ishte të shkaktonim një krizë”, u shpreh më tej Erdogan. Ne kishim për qëllim të mbronim të drejtat e sovranitetit të Turqisë. Kreu i shtetit Erdogan në fundjavë shkaktoi një skandal kur deklaroi, se dhjetë ambasadorë perëndimorë do t’i shpallë persona të padëshiruar – nga protestat kundër deklaratës së tyre të solidaritetit me sipërmarrësin dhe mbështetësin e kulturës Osman Kavala, që mbahet në burg. Me shpalljen e person non grata zakonisht pason dëbimi i personave nga vendi. Të prekur nga ky qendrim ishin ndër të tjerë ambasadori gjerman Jürgen Schulz dhe kolegët e tij nga Franca, SHBA-ja dhe shtatë vende të tjera.
64-vjeçari Kavala ndodhet në arrest hetimor në Stamboll që nga viti 2017, ndonëse Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka udhëzuar më 2019 lirimin  eitj. Kavala menaxhon një nga shtëpitë botuese më të mëdha në Turqi dhe angazhohet me organizatën e tij Anadolu Kültür për dialogun me grupet etnike si dhe në konfliktin me kurdët apo me Armeninë. Ai është gjithashtu themeluesi i degës turke të fondacionit Shoqëria e Hapur të filantropit nga SHBA George Soros, i cili është në shënjestër prej shumë populistëve./DW

Related Posts

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

25/12/2025
Çfarë bëri Lewis Hamilton në Maranello që emocionoi gjithë stafin e Ferrarit?

Çfarë bëri Lewis Hamilton në Maranello që emocionoi gjithë stafin e Ferrarit?

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al