• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Erion Braçe largohet nga zyra e zv. Kryeministrit duke përmbysur karrigen: Nuk hyra si hajdut, nuk dola si hajdut! (VIDEO)

20/09/2021
Erion Braçe largohet nga zyra e zv. Kryeministrit duke përmbysur karrigen: Nuk hyra si hajdut, nuk dola si hajdut! (VIDEO)

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar ditën e sotme pamjet nga largimi i tij nga zyra që mbante në Qeverinë ‘Rama 2’.

Me anë të një mesazhi në facebook, Erion Braçe thekson se është mbyllur marrëdhënie në qeveri, madje ka publikuar dhe një video me karrigen e zyrës të kthyer përmbys!

Në mesazhin e tij, Erion Braçe thekson se nuk “hyri si hajdut në qeveri dhe nuk doli si hajdut prej saj”.

“NUK HYRA SI HAJDUT, NUK DOLA SI HAJDUT! Ne 2 vite e gjysem kuptova qe e gjitha eshte ceshtje vullneti, te vjedhesh ose jo, te lejosh te vjedhin ose jo; patjeter ceshtje drejtesie. SOT ESHTE NJE DITE TJETER, E RE AQ SA LEJON PERVOJA E GJATE NE KUVEND TE JETE E TILLE; POR JAM NE HABITATIN TIM AMA!”, shprehet Braçe.

Ai thekson se këtë post në qeveri nuk e ka dashur kurrë dhe se marrja e kësaj detyrë iu kërkua.

Erion Braçe thekson se ndonjëherë ndihej si drejtor gjimnazi që rri në dezhurn, dhe se ka qenë i kufizuar në shumë veprime për shkak të Kodit të brendshëm të Etikës.

“Te premten qe shkoi puna ime ne #qeveri u mbyll; marredhenia e krijuar nga deshira per ti sherbyer njerezve ne ate nivel mbaroi; Mbase edhe me heret, qyshkur u kufizua ne limitet e rutines qe here me ngjante me dezhurnin ne gjimnaz dhe, heren tjeter me detyrimin per te respektuar nje kod etike me marredhenie brenda. Nje pervoje e cuditshme pushteti, pervoje karrigeje, e komplikuar, qe as e doja e as e kerkova-ma kerkuan, as e pranova si te tille e as me pranoi.

Por e vlefshme gjithesesi; Nga jashte nuk do ta kisha njohur kurre deri ne detaje. Madje edhe veten, vene ne prove kush e di sa here nga dallimi mes asaj qe vjen si deshire, strukturohet si mendim, arrin ne veprim dhe tamam ketu behet i pamundur, madje edhe tjetersohet, shoqeruar nga pamundesia per te folur, spjeguar e mbrojtur publikisht-Kodi Etik. Nje gje ja them kujtdo ama: Pata lirine te kondershtoj, te them JO; Kam votuar pro me bindje, kam firmosur po aq i bindur çdo vendim ne favor te se mires publike, ashtu sic kam firmosur formalisht, sipas ligjit per shkak te kryesimit te mbledhjes, shoqeruar me mendimin tim kundërshtues ne perputhje me parimet e bindjet e mia;

NUK HYRA SI HAJDUT, NUK DOLA SI HAJDUT!

Ne 2 vite e gjysem kuptova qe e gjitha eshte ceshtje vullneti, te vjedhesh ose jo, te lejosh te vjedhin ose jo; patjeter ceshtje drejtesie. SOT ESHTE NJE DITE TJETER, E RE AQ SA LEJON PERVOJA E GJATE NE KUVEND TE JETE E TILLE; POR JAM NE HABITATIN TIM AMA!

Sot eshte gjithashtu tamam dita qe te falenderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte,

Ejanen, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian; Kane perballuar gjithcka, nga pergatitjet per mble

dhjet e qeverise tek cdo proces ligjor e jo vetem ne administaten publike, sherbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit te parase se zeze, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit te qendrueshem, perdorimin e parase publike dhe rregullat e reja te prokurimit publik…

Ju jam shume mirenjohes per gjithe sherbimin tuaj politik, civil, profesional, konkret, te drejte e te ndershem! Nderkohe, dua te falenderoj drejtuesit e agjencive te perfshira ne keto procese, Tanin per Fzhsh, Albanen per Dap, Lorinin per Adisa, Reiden per App, Elvisin per drejtorine e parandalimit te pastrimit te parave te pista;

SHUME FALEMINDERIT PER PUNEN, BASHKEPUNIMIN GJITHASHTU! Nje falenderim te posacem kam per dy njerez me te cilet ndava ditet por edhe punet, mendimet dhe kundershtimet, Valin dhe Engjellin!

Koleget e mi ministra per gjithe cfare ndame e beme bashkerisht!

Ambasadoren Yuri Kim per nxitjen, mbeshtetjen, vleresimin; amabasadorin Luigi Soreca per bashkepunimin, koordinatorin e perherehem te Okb, drejtuesen e Undp, ambasadoret e Osce, ambasadoret e Italise, Gjermanise, Austrise, ambasadorin e Zvicres; Ju jam shume mirenjohes per punen tuaj! Erionin, Martinin e Arjanin qe ishin cdo dite me mua!

E di, ka plot njerez qe prisnin shume me teper nga une ne kete detyre; Nje pjese te drejta, nje pjese edhe per shkak te mendimit se nje titull i tille eshte pushtet, fuqi pa kufi, madje duke cenuar kufijte e ligjit apo dikujt-institucion, tjeter. E MUNDA TUNDIMIN TE ISHTE KESHTU E TE ISHA I TILLE!

Edhe pse shpesh doja ta beja krejt ndryshe, ne menyren time!

I kerkoj ndjese kujtdo qe u zhgenjye prej pritshmerive, por keto ishin mundesite. Ne duam gjithcka, edhe une, por ligji dhe interesat e gjera e te perhapura, vendosin kufij te drejte ne nje ane dhe te padrejte ne anen perballe!

Keshtu, beteje eshte, vazhdon; Nje dite tjeter, ne nje vend tjeter!”, thekson Braçe.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al