Gjatë një diskutimi në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend, deputeti Erion Braçe ka shprehur frustrimin e tij me qarkun Gjirokastër duke aluduar se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka një fokus më të madh pikërisht në këtë qark. Ndonëse nuk e përmendi nominalisht, Braçe e kishte fjalën për faktin se ministrja Mirela Kumbaro është deputete dhe drejtuese politike e PS-së në qarkun Gjirokastër.
“Ministria juaj duhet të kuptojë që nuk ka vetëm qark Gjirokastre. Jo gjithcka që lidhet me mjedisin fillon dhe mbaron me Gjirokastrën. Ka dhe zona të tjera në Shqipëri. Tani nga Gjirokastra po na vijnë ekspertë edhe në këto zonat e tjera. Do ju lutesha shumë që në ministrinë tuaj të kuptoni Shqipëria nuk është vetëm qarku Gjirokastër“, tha Braçe duke iu drejtuar një përfaqësuesi që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kishte dërguar për raportim në Kuvend për çështjen e menaxhimit të mbetjeve.
Interesant është fakti se pse Braçe nuk shqetësohet fjala vjen kur institucionet që ikën nga Gjirokastra u zhvendosën në Lushnje. Fjala vjen Gjykata e Apelit apo Drejtoria e Arkivit. Me siguri që ish-zv.kryeministrit i ka pëlqyer kjo lëvizje meqë është në zonën e tij elektorale. Shihni videon më poshtë. ©argjiroja.net









