Kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike “IdentiTek” do të ketë nga sot në krye një drejtuese të re, Freskida Halilajn, për të çuar më para projektet e nisura. Më i madhi ndër to, e kryesori, që nuk është vetëm objektiv i Ministrisë së Brendshme, por i Qeverisë, është Identiteti Digjital për Shtetasit Shqiptar. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha shkarkoi Loina Priftin dhe prezantoi drejtuesen e re, në prani të stafit të kompanisë dhe Këshillit Mbikëqyrës. Shkarkimi i Loina Priftit erdhi pas një auditi të kryer nga Ministria e Brendshme. ©Argjiroja.net