• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ervin Shameti shpallet Personazhi i Vitit 2018 në Gjirokastër (FOTO)

31/12/2018
Ervin Shameti shpallet Personazhi i Vitit 2018 në Gjirokastër (FOTO)

Ervin Shameti është personazhi i vitit 2018 në Gjirokastër. ArgjiroLajm.net mbylli sonte në mbrëmje sondazhin e publikuar në fillim të këtij muaji, ku kishim listuar 10 personazhe të ndryshme. Shameti renditet si më i votuari me  622 vota. Në vendin e dytë është Murat Keraj, i cili ka marrë 560 vota. Shameti dhe Keraj kanë udhëhequr sondazhin si dy më të votuarit nga lexuesit e faqes tonë, që prej ditës së parë kur ne e publikuam. Në vendin e tretë renditet ish-trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, me 329vota.

Në vendin katërt është Dragua Kalemi me 302 vota, ndërsa i pesti është Seldjan Toro me 236 vota. Lista vijon më tej me personazhet e tjerë. Fituesi Ervin Shameti ndoshta nuk është i njohur për ju si emër, por ai ka një histori inkurajuese jo vetëm për të ngjashmit me të, por edhe për ne të tjerët në përgjithësi. Ai është një paraplegjik që demonstron çdo ditë shembullin e njeriut që nuk i dorëzohet cinizmit të fatit dhe dallgëve ku të përplas jeta. Mbi karrigen me rrota prej më shumë se dhjetë vitesh kur bëri aksident, Ervini ushtron pasionin e tij dhe kontribuon për përhapjen e vlerave të Gjirokastrës. Vetëm me një laps të thjeshtë, ai punon skica të mrekullueshme me motive nga qyteti i gurtë. Më pas këto punime i shet për turistët në zonën muzeale, si dhe i promovon në faqen e tij në Instagram. Siguron pak të ardhura nga tregtia e skicave, por i bën një shërbim shumë të madh promovimit të Gjirokastrës sepse punimet e tij ikin nga qyteti bashkë me turistët.

Sikundër e theksuam që në momentin e publikimit, dëshirojmë ta përmendim sërish, se ky sondazh është një përpjekje modeste e jona, duke marrë shembull nga media të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. Shpresojmë ta kthejmë në një traditë të përvitshme, me qëllimin e vetëm për t’i dhënë pak më shumë vëmendje atyre njerëzve që gjatë një viti kalendarik i kanë dhënë diçka qytetit të Gjirokastrës.

Në total në sondazh kanë marrë pjesë 2594 votues. ArgjiroLajm.net falenderon të gjithë ata që morën pjesë në sondazh dhe sigurisht të gjithë lexuesit tanë të përditshëm. Shprehim urimet më të mira për Ervin Shametin dhe i dëshirojmë gjithë të mirat. Më poshtë votat që kanë marrë 10 personazhet, si dhe disa punime të Ervin Shametit, skica të Gjirokastrës që janë vërtet fantastike. 

©Argjirolajm.net 

Related Posts

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026
Zetori i tij u përmbys, plagoset rëndë 64-vjeçari
Kryesore

Zetori i tij u përmbys, plagoset rëndë 64-vjeçari

13/01/2026
“Ka nevojë për frymëmarrje…”, si e shpëtuan zjarrfikësit gruan e moshuar në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

“Ka nevojë për frymëmarrje…”, si e shpëtuan zjarrfikësit gruan e moshuar në Gjirokastër (VIDEO)

12/01/2026
Digjet apartamenti, asfiksohet e moshuara në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Digjet apartamenti, asfiksohet e moshuara në Gjirokastër (VIDEO)

12/01/2026
Kryesore

Kris arma në Athinë, plagoset shqiptari pronar i një restoranti dhe djali i tij

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Upss! Alketa Vejsiu sapo thumboi Arbana Osmanin në “BBVA”?

Upss! Alketa Vejsiu sapo thumboi Arbana Osmanin në “BBVA”?

14/01/2026
Fshehja e marrëdhënies trazon shtëpinë, përplasje e fortë Selina–Greta

Fshehja e marrëdhënies trazon shtëpinë, përplasje e fortë Selina–Greta

13/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al