• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ethet” e derbit në kulm, Milan-Inter përcaktuese për Scudetto-n, “San Siro” për rekord

06/03/2026
“Ethet” e derbit në kulm, Milan-Inter përcaktuese për Scudetto-n, “San Siro” për rekord

Ethet e derbit të Milanos janë në kulm. Të dielën në mbrëmje,  Milan dhe Inter përballen në stadiumin “San Siro”, në një ndeshje që pritet të luhet para një stadiumi të tejmbushur. Interesi është maksimal dhe Milani pritet të regjistrojë rekordin e të ardhurave për një ndeshje shtëpie në Serie A.

Në kampin zikaltër, vëmendja është te Hakan Çalhanoğlu, i cili synon të jetë protagonist pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij. Mesfushori turk është rikthyer së fundmi pas dëmtimit dhe trajneri Cristian Chivu ende po vlerëson nëse do ta aktivizojë nga minuta e parë. Në mungesë të Lautaro Martínez, shiritin e kapitenit pritet ta mbajë Nicolò Barella.

Nga ana tjetër, te Milani trajneri Massimiliano Allegri ka disa probleme në mbrojtje për shkak të mungesës së Matteo Gabbia. Para portierit Mike Maignan pritet të rreshtohet treshja Fikayo Tomori, Koni De Winter dhe Strahinja Pavlović.

Në sulm, shpresat e kuqezinjve mbështeten te dyshja Rafael Leão dhe Christian Pulisic, që pritet të udhëheqin ofensivën në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Gjithçka është gati për një tjetër spektakël në derbin e Milanos, një përballje që mund të ndikojë ndjeshëm në garën për titull në Serie A. Diferenca për momentin është 10 pikë. Milan do të tentojë vetëm fitoren, nëse dëshiron t’i jape vetes mundësi të vijojë rrugëtimin drejt titullit, çdo rezultat tjetër do të afronte ndjeshëm Interin drejt scudettos numër 21.

Related Posts

“Osimhen qëndron këtu”, presidenti i Gallatasaray-t i “mbyll derën” Juventus-it
Sport

“Osimhen qëndron këtu”, presidenti i Gallatasaray-t i “mbyll derën” Juventus-it

06/03/2026
UEFA dënon Real Madrid, mbyllet një pjesë e “Bernabeu-t”, shkak bëhet…racizmi
Sport

UEFA dënon Real Madrid, mbyllet një pjesë e “Bernabeu-t”, shkak bëhet…racizmi

06/03/2026
Jo vetëm Muçi-n, Sylvinho takon edhe dy legjionarë të tjerë në Turqi
Sport

Jo vetëm Muçi-n, Sylvinho takon edhe dy legjionarë të tjerë në Turqi

06/03/2026
“Mbret” në lojën e ndalur, Arsenal shkakton debat: Inovacion taktik, apo futboll më pak spektakolar
Sport

“Mbret” në lojën e ndalur, Arsenal shkakton debat: Inovacion taktik, apo futboll më pak spektakolar

06/03/2026
Fate të kryqëzuara, Asllani në “dorë” të Muçit, te Beshiktash bëjnë llogari
Sport

Fate të kryqëzuara, Asllani në “dorë” të Muçit, te Beshiktash bëjnë llogari

06/03/2026
Dybala në “PIT-STOP”, argjentinasi i nënshtrohet operacionit, 2-3 javë jashtë fushave
Sport

Dybala në “PIT-STOP”, argjentinasi i nënshtrohet operacionit, 2-3 javë jashtë fushave

06/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve

E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve

06/03/2026
Erdhi pranvera, temperaturat nga sot pësojnë rritje të madhe

Bëhuni gati për plazh, kërcejnë temperaturat në fundjavë

06/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al