Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Albina Spaha do t’i nënshtrohet Vetingut më 11 prill.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do të zhvillojë një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Albina Spaha, gjyqtare/kryetare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Po ashtu, KPK ka shpallur dhe trupën gjykuese që përbëhet nga Xhensila Pine, Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko.
Gjyqtarja/kryetare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Albina Spaha, do t’i nënshtrohet Vetingut për tre kriteret e tij, ligjshmërinë e pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional.









