• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Euro U-19/ Kombëtarja mbyll me barazim ndaj Norvegjisë ndeshjet e raundit të parë

31/03/2026

Kombëtarja U-19 mbylli me një barazim 2-2 ndaj Norvegjisë ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2027 për këtë grupmoshë. Në takimin e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj treguan karakter, duke rikuperuar disavantazhin prej dy golash. Të dy golat për Shqipërinë u realizuan nga Gabriel Kulla.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion: Huli, Cekrezi, Sylejmani, Asani, Gecaj (C), Vogli, Llana, Blini, Durmishi, Kulla dhe Sheji.

Norvegjia kaloi në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë falë golave të Solberg dhe Gosik, duke e mbyllur 45-minutëshin e parë në shifrat 0-2. Në pjesën e dytë, Shqipëria reagoi menjëherë dhe ngushtoi diferencën në minutën e 52-të me Kullën. Kuqezinjtë krijuan disa raste të mira dhe këmbëngulja u shpërblye në minutat shtesë, kur ishte sërish Kulla ai që gjeti rrugën e rrjetës, duke vendosur baraspeshën përfundimtare 2-2.

Në takimin tjetër të grupit, të luajtur në stadiumin “Niko Dovana”, Luksemburgu triumfoi 3-0 ndaj Maltës.

Shqipëria e mbyll këtë raund në vendin e tretë të grupit B4 me 4 pikë të grumbulluara. Të gjitha ndeshjet e grupit u zhvilluan në Shqipëri në datat 25, 28 dhe 31 mars, nën organizimin e Federatës së Futbollit, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Kampionatit Europian U-19 2027.

Related Posts

“Duket si finale Botërori, Prishtina kuqezi si kurrë më parë”, Tufa: Interesim i jashtëzakonshëm, Kosova në Botëror edhe me fitore minimale
Sport

“Duket si finale Botërori, Prishtina kuqezi si kurrë më parë”, Tufa: Interesim i jashtëzakonshëm, Kosova në Botëror edhe me fitore minimale

31/03/2026
VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Prishtinë, flamuj kuqezi dhe këngë patriotike para ndeshjes së jetës
Sport

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Prishtinë, flamuj kuqezi dhe këngë patriotike para ndeshjes së jetës

31/03/2026
Sport

Parashikimi dhe analiza, ESPN “çon” Kosovën në Botëror

31/03/2026
Sport

Finalja e madhe ndaj Turqisë, FFK karikon tifozët: Stadiumi nuk është teatër, por arenë

31/03/2026
“Borxhin e keni larë në 1999”, restoranti në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq
Sport

“Borxhin e keni larë në 1999”, restoranti në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq

31/03/2026
“Kombi i vogël ëndërron Botërorin: nga Muric te Zhegrova, sa shumë Itali!”, Corriere dello Sport: Kosova, kjo përrallë ballkanike
Sport

“Kombi i vogël ëndërron Botërorin: nga Muric te Zhegrova, sa shumë Itali!”, Corriere dello Sport: Kosova, kjo përrallë ballkanike

31/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Euro U-19/ Kombëtarja mbyll me barazim ndaj Norvegjisë ndeshjet e raundit të parë

31/03/2026
“Duket si finale Botërori, Prishtina kuqezi si kurrë më parë”, Tufa: Interesim i jashtëzakonshëm, Kosova në Botëror edhe me fitore minimale

“Duket si finale Botërori, Prishtina kuqezi si kurrë më parë”, Tufa: Interesim i jashtëzakonshëm, Kosova në Botëror edhe me fitore minimale

31/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al